Në orën 19:00 Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të diskutojë për projektvendimin për parkingjet me pagesë.
Kjo çështje u diskutua edhe nga grupet e këshilltarëve për të arritur një konsensus.
LSI kërkon që të ulet numri i rrugëve në ë cilat do të vendosen parkingje me pagesë.
Projektvendimi i propozuar nga Bashkia që ndan qytetin në 3 zona dhe vendos tarifë parkimi në varësi të zonës. Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës e kundërshtuan projektvendimin, duke theksuar se duhet konsultim me qytetarët dhe jo votim me forcën e kartonëve, pasi vendime të tilla rrisin shpenzimet mbi qytetarët rezidentë dhe jo vetëm. Tarifimi i rrugëve kryesore për demokratët do të sjellë një rritje të çmimit edhe të parkingjet private por edhe një dyndje të qytetarëve drejt rrugicave ku nuk preken nga kjo kosto.
