Këshilli Bashkiak diskuton për tarifat e parkingjeve në Tiranë

Dita

Në orën 19:00 Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të diskutojë për projektvendimin për parkingjet me pagesë.

Kjo çështje u diskutua edhe nga grupet  e këshilltarëve për të arritur një konsensus.

LSI kërkon që të ulet numri i rrugëve në ë cilat do të vendosen parkingje me pagesë.

Projektvendimi i propozuar nga Bashkia që ndan qytetin në 3 zona dhe vendos tarifë parkimi në varësi të zonës. Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës e kundërshtuan projektvendimin, duke theksuar se duhet konsultim me qytetarët dhe jo votim me forcën e kartonëve, pasi vendime të tilla rrisin shpenzimet mbi qytetarët rezidentë dhe jo vetëm. Tarifimi i rrugëve kryesore për demokratët do të sjellë një rritje të çmimit edhe të parkingjet private por edhe një dyndje të qytetarëve drejt rrugicave ku nuk preken nga kjo kosto.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *