Në ceremoninë e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Vlorës, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Withers nuk do jetë vetëm. Edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare do jetë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën ceremoni për të marrë gjithashtu titullin Qytetar Nderi i Vlorës. Në datën 24 në Vlorë do mbërrijë edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt. Haradinaj është personaliteti i tretë këtë nëntor që do marrë nga Bashkia e qytetit të flamurit titullin në fjalë. Titulli për Haradinajn, do tërhiqet nga bashkëshortja e tij.
Ambasadori Withers do të qëndrojë në rezidencën e ambasadorit Arvizu gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.
Xhon Uidhers (John L. Withers, II) ka qenë ambasadori i dymbëdhjetë i SHBA-së në Shqipëri. Ai u emërua në korrik të vitit 2007 dhe qëndroi deri në gusht të vitit 2010.
Për më shumë lexoni gazetën DITA sot në treg
