Uidhers në Vlorë me Kadarenë. “Qytetar Nderi” edhe Ramush Haradinajt

editor

Në ceremoninë  e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Vlorës,  ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Withers nuk do jetë vetëm. Edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare do jetë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën ceremoni për të marrë gjithashtu titullin Qytetar Nderi i Vlorës. Në datën 24 në Vlorë do mbërrijë edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt. Haradinaj është personaliteti i tretë këtë nëntor që do marrë nga Bashkia e qytetit të flamurit titullin në fjalë. Titulli për Haradinajn, do tërhiqet nga bashkëshortja e tij.

Ambasadori Withers do të qëndrojë në rezidencën e ambasadorit Arvizu gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.

Xhon Uidhers (John L. Withers, II) ka qenë ambasadori i dymbëdhjetë i SHBA-së në Shqipëri. Ai u emërua në korrik të vitit 2007 dhe qëndroi deri në gusht të vitit 2010.

 

Për më shumë lexoni gazetën DITA sot në treg

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *