Suedia arriti të fitojë me rezultatin 2 – 1 takimin e parë play off me Danimarkën.
Derbi skandinav ishte një betejë e fortë sportive, ndërsa goli në fushë kundërshtare mban me shpresë danezët, për të qenë në fazën finale të Europianit.
Danimarka ishte pjesë e të njëjtit grup ku ndodhej edhe Shqipëria.
Më herët Ukraina mundi me rezultatin 2 – 0 Slloveninë, duke qenë më të sigurtë në sfidën e kthimit që do të zhvillohet në Maribor të martën.
Ndeshjet e para të fazës play off janë mbyllur.
Këto përballje do të caktojnë edhe përfaqësueset e fundit që do të kualifikohen në finalet e Euro 2016, që do të mbahen në Francë verën e ardhshme.

Shqiptaret jane me Ibren…olsen kokelakra ne pension …hahhahahha
mire e thua ti