Euro 2016, Suedia mund Danimarkën

redaktor

Suedia arriti të fitojë me rezultatin 2 – 1 takimin e parë play off me Danimarkën.

Derbi skandinav ishte një betejë e fortë sportive, ndërsa goli në fushë kundërshtare mban me shpresë danezët, për të qenë në fazën finale të Europianit.

Danimarka ishte pjesë e të njëjtit grup ku ndodhej edhe Shqipëria.

Më herët Ukraina mundi me rezultatin 2 – 0 Slloveninë, duke qenë më të sigurtë në sfidën e kthimit që do të zhvillohet në Maribor të martën.

Ndeshjet e para të fazës play off janë mbyllur.

Këto përballje do të caktojnë edhe përfaqësueset e fundit që do të kualifikohen në finalet e Euro 2016, që do të mbahen në Francë verën e ardhshme.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *