Nuk ka fund kriza e Vllaznisë. Skuadrën shkodrane nuk e ndihmoi as kthimi pas shtatë muajsh në shtëpi për të rigjetur fitoren në kampionat.
Ndaj Teutës në “Reshit Rusi”, vendosi një gol i shënuar me 11-metërsh nga Hodo, pas një vendimi të gjyqtarit Sadiku që u kontestua ashpër nga vendasit.
Edhe pse Vllaznia luante në Shkodër tifozët vendas nuk e mbushën në kapacitet të plotë “Reshit Rusin”, kur edhe rrjeta e njërës prej portave kishte nevojë për rregullim para se gjyqtari të sinjalizonte nisjen e takimit.
Në mungese të uruguaianit Sosa, Grima i besoi një fanellë titullari në fazën sulmuese Paveçeviçit, ndërsa në vend të Krymit u aktivizua Haxhibuliç.
Vllaznia iu afrohet rrezikshëm zonës së Teutës pa u mbushur një minutë loje, teksa tentativa me roveshatë e Kalajës, u kontrollua pa shumë probleme nga Moçka.
Loja u ndërpre për disa minuta kur ishte mbushur çerekore lojë për t’u ardhur në ndihmë Haxhibuliçit të Vllaznisë dhe Bruno Ditës së Teutës, të cilët u dëmtuan në një dyluftim ajror.
Grima detyrohet të bëjë një ndërrim duke aktivizuar Kapaklijën në vend të Haxhibuliç.
Në të 22-ën, në zhvillimet e një rivënie anësore Musta nuk e shënjestroi si duhet portën vetëm pak metra larg vijës fatale. 4 minuta më pas një aksion i shpejtë nga e djathta e sulmit të Vllaznisë nuk u finalizua si duhet nga Arbëri, që goditi jashtë.
Në minutën e 35 -të rreziku u zhvendos në portën e Vllaznisë, ku Dragojeviç duhej të ndërhynte me këmbë për të neutralizuar goditjen e Maganit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në fraksionin e dytë pikërisht në të 54-ën, Teuta fitoi një 11-metërsh pas rrëzimit në zonë të Shkallës. Nuk ka asnjë dyshim gjyqtari Sadiku, i cili ndëshkon me karton të verdhë tre futbollistë të Vllazninë për protestë. Goditjen nga pika e bardhë e mori përsipër Hodo, me Dragojeviç, që nuk i kupton as krahun futbollistit durrsak.
Goli i shënuar i dha qetësi skuadrës durrsake, ndërsa kuqeblutë ishin të paqartë në fazën sulmuese. Në minutën e 75-të Grima hodhi në fushë sulmuesin Martinez në vend të Kalajës, por asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Sadiku, pavarësisht se Vllaznia ishte e pafat në të 86-ën, kur goditja me kokë e Paviçeviç u devijua vështirësi nga Moçka.
Me këtë humbje Vllaznia e komplikon edhe më shumë situatën në tabelën e renditjes, pasi kjo disfatë e zbret në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë në 11 ndeshje.

Keshtu e ka kjo pune kur nuk marrin ndonji lojtar nga ndonji familje tjeter por te gjithe vellazen te nji familje.Nuk shkon.Kjo asht te familjarizosh egon per veten.Peson dhe humbjet.
Sa te jete bashkia e PDse qe mbahet me vota te vjedhura , vllaznia do te tjetersohet grim nga nje grim nga hajdutet Grima e Kalamishi me blerje lojtaresh skarco e me largimin e yjeve qe shkelqejne ne superlige , Shikoni se çfar thoshte Grima para nje muaji dhe çfar thot mbas humbjes se fundit do te shikoni se çfar do te thote kur te dalin ne kat .. e pare se kte premtim pati ba edhe kryebashkiakja .