Beqaj: Është rikthyer uji në QSUT, spitali funksionon normalisht

Saimir Lleshi
Ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, gjate inspektimit te punimeve, ne senatoriumin "Shefqet Ndroqi", ne Sauk/r/n/r/nHealth Minister Ilir Beqaj, during the inspection of works in the sanatorium "Shefqet Ndroqi", at Sauk.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha sot se  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” furnizohet me ujë të pijshëm që prej orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.

Është kthyer normaliteti në QSUT. Furnizimi normal  me ujë ka vazhduar kështu që besoj kush nuk e ka marrë vesh akoma ta shpërndajë. Shërbimi i dializës u garantua për ata që kishin dje seanca për të kryer”, tha Beqaj.

Deklaratat e tij u bënë gjatë prezantimit të një projekti të Bankës Botërore me vlerë 32 mln euro për përmirësime në shëndetësi.

Përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri Tahseen Sayed, tha se puna ka nisur me planin e racionalizimit të sistemit spitalor.

Puna ka filluar për rishikinn e planit të racionalizimit të sistemit spitalor, vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja e drejtpërdrejtë në menaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali. E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë”, – tha Sayed.

Share This Article
8 Comments
    • Rilindja premtoi
      Me pohe e me buje
      Pas dy vjet spitalet
      Nuk kane as uje

      Me kete “progres”
      Nga Rama e Beqja
      Njerezit t’i sheroje
      Xhamia dhe teqja

      Jo vetem nuk ndreqen
      Ilacet dhe mjeket
      Po i lane pacientet
      Pa lare as breket

      Ne vend te mjekimit
      Falas per te tere
      Rilindja po sjell
      Murtaje e kolere

  • Do doja te terhiqja vemendjen per ate qe ka thene perfaqesuesja e BB:

    1 – “Puna ka filluar për rishikimin e planit të racionalizimit të sistemit spitalor…

    LLafe ne ere, krejtesisht pune e pamatshme. Do te thote hapesire e madhe per abuzime

    2 – Vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja për drejtmenaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali…

    Hmmm Do te thote qe leket qe do japin do ti menaxhojne po vete neper mjet “nje kompanie nderkombetare”. Skema e korrupsionit e garantuar. Edhe guri edhe arra ne te njejten dore

    3 – E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë…

    Vini re!!! “Projektimi” thote. Pra jo vete Qenbdra e Informacionit. Kushedi kur ngrohet Qendra vete. Miliona euro per “te projektuar”, e kuptoni?? Hajde kapitalizem te q..fsha udhet sa i mire je

  • pra ajo do that shkurtime ne postet e punes; pare per nderkombtaret edhe bordel ne sherbime si cdi here ku salon BB;

  • pra ajo do that shkurtime ne postet e punes; pare per nderkombtaret edhe bordel ne sherbime si cdo here ku kalon BB;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *