Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” furnizohet me ujë të pijshëm që prej orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar.
Është kthyer normaliteti në QSUT. Furnizimi normal me ujë ka vazhduar kështu që besoj kush nuk e ka marrë vesh akoma ta shpërndajë. Shërbimi i dializës u garantua për ata që kishin dje seanca për të kryer”, tha Beqaj.
Deklaratat e tij u bënë gjatë prezantimit të një projekti të Bankës Botërore me vlerë 32 mln euro për përmirësime në shëndetësi.
Përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri Tahseen Sayed, tha se puna ka nisur me planin e racionalizimit të sistemit spitalor.
“Puna ka filluar për rishikinn e planit të racionalizimit të sistemit spitalor, vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja e drejtpërdrejtë në menaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali. E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë”, – tha Sayed.

po ja gjalle qenka ky ,cfare keni pse e kerkoni ?
si mos te shfaqet per 32 mil euro 😛
Rilindja premtoi
Me pohe e me buje
Pas dy vjet spitalet
Nuk kane as uje
Me kete “progres”
Nga Rama e Beqja
Njerezit t’i sheroje
Xhamia dhe teqja
Jo vetem nuk ndreqen
Ilacet dhe mjeket
Po i lane pacientet
Pa lare as breket
Ne vend te mjekimit
Falas per te tere
Rilindja po sjell
Murtaje e kolere
Do doja te terhiqja vemendjen per ate qe ka thene perfaqesuesja e BB:
1 – “Puna ka filluar për rishikimin e planit të racionalizimit të sistemit spitalor…
LLafe ne ere, krejtesisht pune e pamatshme. Do te thote hapesire e madhe per abuzime
2 – Vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja për drejtmenaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali…
Hmmm Do te thote qe leket qe do japin do ti menaxhojne po vete neper mjet “nje kompanie nderkombetare”. Skema e korrupsionit e garantuar. Edhe guri edhe arra ne te njejten dore
3 – E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë…
Vini re!!! “Projektimi” thote. Pra jo vete Qenbdra e Informacionit. Kushedi kur ngrohet Qendra vete. Miliona euro per “te projektuar”, e kuptoni?? Hajde kapitalizem te q..fsha udhet sa i mire je
dhe pika 4 ,qe me siguri e ke harruar pa dashje
nuk vjen as BB ,as LUja ,as kapitalizmi
pa uje ,pa drita ,pa buk ,kolera tu bjeri te gjithve
hajt ripilluni tani me forcat tuaja !
kush nuk e ka marrë vesh akoma ta shpërndajë…
CFARE ARROGANCE!!
A THUA U KEMI NDONJE BORXH KETYRE MINISTRAVE TE RILINDJES
IK o Beqe se po le nam per vjedhje e paaftesi
pra ajo do that shkurtime ne postet e punes; pare per nderkombtaret edhe bordel ne sherbime si cdi here ku salon BB;
pra ajo do that shkurtime ne postet e punes; pare per nderkombtaret edhe bordel ne sherbime si cdo here ku kalon BB;