Lëshonte kupona tatimore me vlerë më të ulët se vlera reale, arrestohet në flagrancë shitësi i druve. Në pranga ka rënë Vasil Mufali, 56 vjeç, banues në fshatin Gjinar të Elbasanit.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivat e policisë, në fushën e tregtimit të lëndëve drusore, u konstatua se ky shtetas, jepte kupona tatimorë me 10-fishin më të ulët se vlera reale që shiste lëndën drusore, si dhe janë gjetur fatura tatimore të cilat nuk janë të regjistruara dhe të deklaruara pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
