Lëshonte kupona tatimorë më të ulët se vlera reale, arrestohet tregtari

redaktor

Lëshonte kupona tatimore me vlerë më të ulët se vlera reale, arrestohet në  flagrancë shitësi i druve. Në pranga ka rënë Vasil Mufali, 56 vjeç, banues në fshatin Gjinar të Elbasanit.

Nga  informacionet e marra në rrugë operative dhe gjatë  një kontrolli të ushtruar nga efektivat e policisë, në fushën e tregtimit të lëndëve  drusore, u konstatua se ky shtetas, jepte kupona tatimorë me 10-fishin më të ulët se vlera reale që shiste lëndën drusore, si dhe janë gjetur fatura tatimore të cilat nuk janë  të regjistruara dhe të deklaruara  pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat    penale, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Falsifikimi  i dokumenteve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *