Katër ditë para protestës së 8 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se nuk pret ndonjë revolucion të madh nga opozita.
Sipas tij nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion, por nga ana tjetër ndau shqetësimin për protestat e biznesit të vogël dhe pensionet e ushtarakëve.
“Dikush përmendi sot 8 dhjetorin dhe mitingun e madh që do bëhet në 8 dhjetor.Unë nuk mendoj se do ndodhë ndonjë revolucion i madh dhe sa i përket historive me revolucion nuk është se nuk kam ndonjë eksperiencë. Por më shumë i druhem jo njerëzve që do dalin me 8 dhjetor, por më shumë u druhem atyre biznesmenëve, 200 apo 300 vetë që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë që gjobat të jenë më të ulëta. Kam frikë se nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion. Kam frikë se më shumë ju takojnë vargjet e Dritëroit të madh: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima”, tha Majko.

HAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHA
MAIKONI SI GJITHMON POLITIKANI ME “ROMANTIK ”
HEQ SALEN LE MET VRYMMADHEN
kok loqe ngele o pandi
……..o Majka mos u merr me brimat e paqena…….po mbyllja vehtes tate se te mbeti ke parku I shoferave………….
Majko ke harruar vrimen e “nikolla” qe i thote brima, se nuk e di me sa Brima e ka shtepine.