Majko vargje për PD: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima

Dita

Katër ditë para protestës së 8 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se nuk pret ndonjë revolucion të madh nga opozita.

Sipas tij nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion, por nga ana tjetër ndau shqetësimin për protestat e biznesit të vogël dhe pensionet e ushtarakëve.

“Dikush përmendi sot 8 dhjetorin dhe mitingun e madh që do bëhet në 8 dhjetor.Unë nuk mendoj se do ndodhë ndonjë revolucion i madh dhe sa i përket historive me revolucion nuk është se nuk kam ndonjë eksperiencë. Por më shumë i druhem jo njerëzve që do dalin me 8 dhjetor, por më shumë u druhem atyre biznesmenëve, 200 apo 300 vetë që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë që gjobat të jenë më të ulëta. Kam frikë se nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion. Kam frikë se më shumë ju takojnë vargjet e Dritëroit të madh: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima”, tha Majko.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *