Ka përfunduar në prangat e policisë pas dy muajsh, autori i vrasjes së shtetasi Valmir Kolaveri dhe plagosjes së vëllait të tij, Robertin.
Elson Daci, 27-vjeç, u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës rreth mesnatës së shkuar.
“Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri, dhe plagosjes se Robert Kolaveri ndodhur në Bathore ne dt.04.11.2015″ informon policia e Tiranës.
Forcat RENEA dhe policia morën pjesë në operacionin e arrestimit. Personit ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit, pistoletë TT me 9 fishekë.
Ngjarja ndodhi më 4 nëntor në Bathore pas një sherri banal ku autori ishte në një lokal me dy vëllezërit, teksa ka nisur të grindet me ta. Pak momente më vonë, ai u kthye me një pistoletë në dorë, duke qëlluar ndaj vëllezërve. /Dita/
