Arrestohet në një hotel autori i vrasjes së Valmir Kolaverit

Saimir Lleshi

Ka përfunduar në prangat e policisë pas dy muajsh, autori i vrasjes së shtetasi Valmir Kolaveri dhe plagosjes së vëllait të tij, Robertin.

Elson Daci, 27-vjeç, u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës rreth mesnatës së shkuar.

Ky shtetas dyshohet  të jetë  autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri, dhe plagosjes se Robert Kolaveri ndodhur në Bathore ne dt.04.11.2015″ informon policia e Tiranës.

Forcat RENEA dhe policia morën pjesë në operacionin e arrestimit. Personit ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit, pistoletë TT me 9 fishekë.

Ngjarja ndodhi më 4 nëntor në Bathore pas një sherri banal ku autori ishte në një lokal me dy vëllezërit, teksa ka nisur të grindet me ta. Pak momente më vonë, ai u kthye me një pistoletë në dorë, duke qëlluar ndaj vëllezërve. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *