Deputetja socialiste Ledi Shamku, me anë të një postimi ka korrigjuar presidentin Nishani, sa i takon urimit që ai ka shpërndarë.
Urimi në fjalë, sipas saj është plot me gabime, e duke përfituar nga rasti, Shamku ka gjetur kohën për të vënë në dukje këtë problematikë.
“Z. President o Z. President!
Shkruhet: “Gëzuar” me Ë dhe jo me një gjasme-ë, siç e keni shkruar Ju. Këtë gjasme-ë, pikërisht tuajën E, më qëllon ta has shpesh nëpër sms që vijnë nga gjysmë-të-shkolluar.
Por po e lëmë Ë-në…Z. President, festa quhet (dhe shkruhet) KRISHTLINDJE, jo KRISHLINDJE, siç e keni vënë në kartolinën që sapo u dërguat shqiptarëve.
Z. President, a e dini pse shkruhet me “T” dhe jo siç e keni shkruar ju pa “T”? Se është dita kur lind KRISHTI.
Krishti o Z. President, jo Krishi. Prandaj dhe Krishtlindje e jo Krishlindje! Eh ç’na ka gjetë…ç’na ka gjetë!!!! Për shumë mot Krishtlindjen, o Z. President!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Rubrika e fundjavës në DITA, Facebook SPY

Për gabimet që i bejne “prijësit” e shqiptarëve, “patriotët” dhe rrahagjokësit “kombëtarë” si “Presidenti”, Kombi shqiptar duhet të krijojë reparte ushtarake, për ekzekutimin e të gjithë zyrtarëve që gabojnë në drejtshkimin e gjuhës shqipe… Ruana Zot prej sherrit të të “diturve” që na udhëheqin “shtet” për interesa personale e familjare! Sa për Komb e Atdhe s’e çan njeri kokën!…
Shqiptari
Duhet ta regjistrojme ne klasen e par fillore mbase ka permirsim ne drejteshkrim hajvani
Cdo vit ky lloj presidenti,kur ben urimet,do beje gafa…Do thosh i madhi Noli:Edhe ti Halim,qe nuk di shkrim e kendim,behu president i vendit tim!!!!
Cojeni ne Universitetin e Vucidolit te mesoje shqipen.
HAHAHHAAAAHHHHAHA…..AA.!!!?
mos, se na pordhe fare,moj ledi
Me ate vrull qe more ne fillim,kishim shprese te shihnim nje vazhduese te rruges se Cabeut dhe jo nje korigjuese te kapterr Jarit.Edhe une po t`i shkruaj e-te njelloj si kapterri,se nuk kam nge te mesoj marifetet e tasteve.
Po ku e di ti moj “zonjush” Lediushka se s’ja ka shkruar ninji shoqeza jote?
Z. Nishani, sidoqofte eshte Presidenti i Shqipetareve..Kjo zonja ta kete parasysh pozicionin e tij si qytetari i pare i ketij vendi dhe te respektoje ne fillim Shqipetaret dhe Presidentin e tyre me tej….
Flas nga pozitat e dikujt qe ka votuar Ramen…
Po moj Ledi bukuroshja. Por shiko edhe gabimet e tua. Shkruhet “gjetur” jo “gjetë”
foli dhe haleja edviniste !
Zonja Ledi Shamku jam plotesisht dakord me vrejtjet tuaja ne adrese te Nishanlliut>Nuk eshte faji I tij sa aq di dhe aq shkruan,por eshte faji I vasaleve ose oborrtareve te tij qe nuk e mesojne.
Poooor………edhe une kam nje vrejtje te “vockel” per ju,psh Ju shkruani:Eh c’na ka gjete……c’na ka gjete!!!!!
Mendoj se duhet shkruajtur : …..c’na ka gjetur dhe jo c’na ka gjet.
Gezuar vitin e ri 2016 !