Deputetja socialiste i turret presidentit për gabimet në të shkruar: Eh ç’na ka gjetë…!!!!

redaktor

Deputetja socialiste Ledi Shamku, me anë të një postimi ka korrigjuar presidentin Nishani, sa i takon urimit që ai ka shpërndarë.

Urimi në fjalë, sipas saj është plot me gabime, e duke përfituar nga rasti, Shamku ka gjetur kohën për të vënë në dukje këtë problematikë.

“Z. President o Z. President!

Shkruhet: “Gëzuar” me Ë dhe jo me një gjasme-ë, siç e keni shkruar Ju. Këtë gjasme-ë, pikërisht tuajën E, më qëllon ta has shpesh nëpër sms që vijnë nga gjysmë-të-shkolluar.

Por po e lëmë Ë-në…Z. President, festa quhet (dhe shkruhet) KRISHTLINDJE, jo KRISHLINDJE, siç e keni vënë në kartolinën që sapo u dërguat shqiptarëve.

Z. President, a e dini pse shkruhet me “T” dhe jo siç e keni shkruar ju pa “T”? Se është dita kur lind KRISHTI.

Krishti o Z. President, jo Krishi. Prandaj dhe Krishtlindje e jo Krishlindje! Eh ç’na ka gjetë…ç’na ka gjetë!!!! Për shumë mot Krishtlindjen, o Z. President!”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Rubrika e fundjavës në DITA, Facebook SPY

Share This Article
12 Comments
  • Për gabimet që i bejne “prijësit” e shqiptarëve, “patriotët” dhe rrahagjokësit “kombëtarë” si “Presidenti”, Kombi shqiptar duhet të krijojë reparte ushtarake, për ekzekutimin e të gjithë zyrtarëve që gabojnë në drejtshkimin e gjuhës shqipe… Ruana Zot prej sherrit të të “diturve” që na udhëheqin “shtet” për interesa personale e familjare! Sa për Komb e Atdhe s’e çan njeri kokën!…

    Shqiptari

  • Cdo vit ky lloj presidenti,kur ben urimet,do beje gafa…Do thosh i madhi Noli:Edhe ti Halim,qe nuk di shkrim e kendim,behu president i vendit tim!!!!

  • Me ate vrull qe more ne fillim,kishim shprese te shihnim nje vazhduese te rruges se Cabeut dhe jo nje korigjuese te kapterr Jarit.Edhe une po t`i shkruaj e-te njelloj si kapterri,se nuk kam nge te mesoj marifetet e tasteve.

  • Z. Nishani, sidoqofte eshte Presidenti i Shqipetareve..Kjo zonja ta kete parasysh pozicionin e tij si qytetari i pare i ketij vendi dhe te respektoje ne fillim Shqipetaret dhe Presidentin e tyre me tej….
    Flas nga pozitat e dikujt qe ka votuar Ramen…

  • Zonja Ledi Shamku jam plotesisht dakord me vrejtjet tuaja ne adrese te Nishanlliut>Nuk eshte faji I tij sa aq di dhe aq shkruan,por eshte faji I vasaleve ose oborrtareve te tij qe nuk e mesojne.
    Poooor………edhe une kam nje vrejtje te “vockel” per ju,psh Ju shkruani:Eh c’na ka gjete……c’na ka gjete!!!!!
    Mendoj se duhet shkruajtur : …..c’na ka gjetur dhe jo c’na ka gjet.
    Gezuar vitin e ri 2016 !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *