Spektri i votuesit PD-ist është plural

anazapta

Cilat janë shtresat shoqërore që do të rivotojnë PD-në për zgjedhjet e vitit 2013? A do të jenë ish-pronarët dhe ish të përndjekurit si shtylla kryesore e elektoratit të partisë së Berishës?

 

Besoj se spektri i votuesit PD-ist është shumë plural. Sigurisht ekziston një paradigmë (sipas meje e tejkaluar) se, ish të përndjekurit dhe ish pronarët janë një domen ekskluziv i Partisë Demokratike. Por, është një pikëpamje më tepër ideologjike se reale. Sigurisht, për shkaqe të vetëkuptueshme, këto dy shtresa do të vijojnë edhe në të ardhmen të jenë bazamenti politik i PD-së. Sidoqoftë mendoj se sot, pas 22 vjet lirie, fragmentimit elektoral i janë nënshtruar pothuajse të gjitha shtresëzimet sociale. Që do të thotë, edhe shtresa e ish të përndjekurve dhe ish pronarëve. Është një evolucion normal, aspak traumatik i cili shpjegohet me faktin se, kauzat apo problematikat e këtyre dy shtresave përherë e më shumë pushojnë së qeni kauza të “drejtësisë” politike për t’u shndërruar në kauza, mirëfilli, të drejtësisë sociale.

Share This Article
1 Comment
  • per kete kam shume respekt, me duket realist ne qendriem edhe pse anon djathtas, por nuk e ka marre virusin e Sali Kermes, te quajtur “Plehra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *