Cilat janë shtresat shoqërore që do të rivotojnë PD-në për zgjedhjet e vitit 2013? A do të jenë ish-pronarët dhe ish të përndjekurit si shtylla kryesore e elektoratit të partisë së Berishës?
Besoj se spektri i votuesit PD-ist është shumë plural. Sigurisht ekziston një paradigmë (sipas meje e tejkaluar) se, ish të përndjekurit dhe ish pronarët janë një domen ekskluziv i Partisë Demokratike. Por, është një pikëpamje më tepër ideologjike se reale. Sigurisht, për shkaqe të vetëkuptueshme, këto dy shtresa do të vijojnë edhe në të ardhmen të jenë bazamenti politik i PD-së. Sidoqoftë mendoj se sot, pas 22 vjet lirie, fragmentimit elektoral i janë nënshtruar pothuajse të gjitha shtresëzimet sociale. Që do të thotë, edhe shtresa e ish të përndjekurve dhe ish pronarëve. Është një evolucion normal, aspak traumatik i cili shpjegohet me faktin se, kauzat apo problematikat e këtyre dy shtresave përherë e më shumë pushojnë së qeni kauza të “drejtësisë” politike për t’u shndërruar në kauza, mirëfilli, të drejtësisë sociale.
per kete kam shume respekt, me duket realist ne qendriem edhe pse anon djathtas, por nuk e ka marre virusin e Sali Kermes, te quajtur “Plehra”.