Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 20 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë janë kapur 20 persona në vendin e quajtur Nepravishtë.
Klandestinët u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare ku u intervistuan.
Sipas të dhënave rezulton se 18 prej tyre janë marokenë dhe 2 palestinezë. Ata do të shkonin në Mal të Zi dhe me pas në Gjermani.
