Gjirokastër, ndalohen 20 klandestinë

redaktor

Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 20 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë ilegalisht  nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.

Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë janë kapur 20 persona në vendin e quajtur Nepravishtë.

Klandestinët u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare ku u intervistuan.

Sipas të dhënave rezulton se 18 prej tyre janë marokenë dhe 2 palestinezë. Ata do të shkonin në Mal të Zi dhe me pas në Gjermani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *