HISTORIA E FABIANIT / Të shëtisësh botën me një top në kokë

redaktor

Fabian Duro, 26-vjeç është i vetmi praktikues i sportit që në botën e sotme njihet si “free-style football”, apo që në shqip do të përshtatej me zhonglimin me top.

Për të gjithçka ka nisur më 2008-n, kur nga futbolli i zakonshëm filloi të zhvendosej tek ky lloj tjetër futbolli.

Suksesi i parë do të vinte në 2010-n, kur triumfoi në Kampionatin e parë dhe të fundit Kombëtar të kësaj disipline të veçantë, “Redbull Street-Style”, ku edhe fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror, që zhvillohej në Kejp Taun të Afrikës së Jugut në prill të po atij viti.

Më pas, ai ka qenë një vizitor i rregullt nëpër veprimtaritë ndërkombëtare të këtij sporti, duke ngjitur edhe shkallët e suksesit teksa përballej me më të mirët e botës.

Atje arrita të fitoj në garat kundër Ukrainës dhe Arabisë Saudite, por duke qenë kampionati im i parë botëror, nuk arrita të shkoj dot më tej, – rrëfen Fabiani.

Ky sport i ka dhënë mundësi të udhëtoi shumë, të njoh të ngjashmit e tij në botë, por nga ana tjetër edhe të zhvillohet në zhdërvjelltësimin e stileve që ky sport ka.

Së fundmi na tregon se ka udhëtuar në disa shtet.

“Isha një muaj në Çeki, më pas shkova në Hungari, Rumani, Bullgari dhe Maqedoni”- thotë Fabiani për Dita-n.

Në Çeki isha së bashku me kampionin e Rumanisë në këtë sport, pasi aty ishim të ftuar për të bërë disa shfaqje, dhe kështu shëtitëm në disa vende të tjera, gjithmonë me… top në kokë”.

26-vjeçari nga Tiranë, i cili gjithçka e ka mësuar vet, me vullnet dhe stërvitje ka patur disa oferta nga vendet e huaja, por, edhe pse është një sport që nuk vlerësohet, përsëri ai dëshiron që ku do të shkojë të përfaqësojë Shqipërinë.

Së fundi, Fabiani thekson se është mbajtës i rekordit të topit me 272 rrotullime të kokës./ E. Resuli

3687_10207513206483527_8070480247312164830_n

10288704_10203242091268316_4295022065118031086_n 10354089_10203661832881594_1212240379621746704_n 10373519_10203672272022566_4126490099303210903_n 294998_3889429949451_2040922580_n 1904272_10203497897663316_7191066356859034161_n 10557396_10203687263557345_3424172268528677283_n 12313837_10207294616218907_6058327634193621965_n 10414900_10203516143199443_6975449346989506321_n 10501816_10203573811401112_2656790630122931459_n 10373852_10205046517857853_8817311165489706518_n Fabiani ne Rumani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *