AP: Shifrat zyrtare për gjakmarrjen me marzh gabimi, shifrat e OJF-ve duhen marrë me shumë rezervë

anazapta

Komisioneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi ka dalë sot në një konferencë për media ku ka prezantuar gjetjet e një draft-raporti të këtij institucioni mbi fenomenin e gjakmarrjes. “Duke vlerësuar të drejtën e jetës si të drejtën themelore dhe më të rëndësishme të njeriut të mbrojtur me ligj, duke pranuar edhe rrezikun që e kanos çdo ditë këtë të drejtë, Avokati i Popullit ka rimarrë iniciativën për sensibilizimin e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe individëve në këtë çështje sensitive dhe ka hartuar një raport të veçantë për fenomenin e gjakmarrjes – tha Shkëmbi. Më poshtë, një pjesë e këtij raporti ku jepen shifra për gjakmarrjen: (në foton e agjensisë LSA shihen pamje nga nje pritje në institucionin e AP me rastin e Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, me 12 femije te qarkut te Shkodres, te cilet prej vitesh vuajne pasojat e fenomenit te gjakmarrjes)

********

Mosha e personave të vrarë sipas të dhenave zyrtare pas vitit 1990 deri në vitin 2012 përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarje në Shqiperi

Vrasjet nga mosha 10-16 vjec zënë 0.1% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 17-20 vjec zënë 2.9 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 21-37 vjec  zënë 47% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 38-42 vjec zënë 30 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Vrasjet nga mosha 43-65 vjec zënë 19.6% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Pjesa e mbetur mbi 65 vjec zënë 0.4 % vjec  të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.

Shpërndarja rajonale e të vrarëve në 36 rrethet e vendit përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarrje sipas të dhënave të Policisë së Shtetit;

Tirana     23.6 %  të numrit të të vrarëve

Shkodra  17.6 %  të numrit të të vrarëve

Fieri          6 %    të numrit të të vrarëve

Vlora        5.5 %  të numrit të të vrarëve

Berati       4.7 %  të numrit të të vrarëve

Durrësi     4.5 %  të numrit të të vrarëve

Elbasani   3.8 %  të numrit të të vrarëve

Të gjithë rrethet e tjera së bashku përbëjnë 34.3 %  të  të vrarëve  të ndodhur në shkallë republike.

Vrasjet për gjakmarje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarje ose hakmarje. Personat që kanë kryer krime për gjakmarje apo hakmarje nuk kanë patur besim te organet e drejtësisë prandaj i janë referuar traditës apo kanunit. E kanë justifikuar veprimin si vënie në vend të drejtësisë, nderit, dinjitetit, etj. Në të shumtën e rasteve personat që kanë kryer krim për motivin e hakmarjes apo gjakmarjes kanë qenë të nxitur nga familja.

Vend lindja e autorëve të krimit është kryesisht nga zonat rurale por vitet e fundit vihet re një tendence në ritje në zonat urbane dhe sidomos në qytete e mëdha.

Vendbanimi i autorëve të krimit është më i madh në zonat urbane dhe më i vogël në zonat rurale.

Arsimi i autorëve të krimit është 1%  me arsim të lartë, 35 % me arsim të mesëm, 25 % me arsim tetëvjecar, 39 % me arsim fillor ose të pa arsimuar.

Statusi civil i autorëve të krimit është 56 % e autorëve kanë qenë të martuar  me 1-3 fëmijë dhe 45 %  e tyre kanë qenë të pamartuar.

Profesioni i autoreve të krimit ka qenë kryesisht nga punët në bujqëesi dhe në ndërtim.

Aktiviteti profesional i familjeve të autorëve të krimit ka qenë 70 %  nga bujqësia dhe    30 %  nga punët e tjera të ndryshme ne subjekte private dhe shtetërore. Reth 20 % e autorëve të krimit kanë pasur precedentë penale të mëparshëm dhe kanë qenë të kërkuar nga policia, ndërsa 80 % e tyre nuk kanëe patur problem me ligjin dhe shtetin. Nga autorët e krimit vetëm 1 % e tyre kanë patur armë me leje dhe 99 % e autorëve të krimit i kanë patur armët pa leje duke i blerë  apo huazuar nga të afërm apo miq të tyre. Në rastet e armëmbajtjeve me leje arsyeja e paisjes ka qenë për gjueti, si dhe për shkak të detyrës në organet e e rendit, etj.

Lidhur me familjet e ngujuara aktualisht për shkak të gjakmarjeve apo hakmarjeve janë;

Në Shkodër  39 familje

Në Malësinë e Madhe 9 familje

Në Kukës 13 familje

Në Lezhë 4 familje

Në Krujë 1 familje

Në Tiranë 1 familje

Janë aktualisht të ngujuar në Shkodër 93 meshkuj dhe 23 fëmijë, në Kukës 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë, janë të ngujuar në Lezhë 4 meshkuj, janë të ngujuar në Krujë  1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër. Këto të dhëna janë marë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2012, por jemi të mendimit se mund të ketë një marzh gabimi deri ne 3 %. OJF-të ndryshme që veprojnë dhe trajtojnë problematikën e krimit të gjakmarjes dhe hakmarjes dhe pasojave që vijnë si rrjedhim i tyre japin shifra shumë të larta që duhen marë me shumë rezervëthote raporti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *