Komisioneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi ka dalë sot në një konferencë për media ku ka prezantuar gjetjet e një draft-raporti të këtij institucioni mbi fenomenin e gjakmarrjes. “Duke vlerësuar të drejtën e jetës si të drejtën themelore dhe më të rëndësishme të njeriut të mbrojtur me ligj, duke pranuar edhe rrezikun që e kanos çdo ditë këtë të drejtë, Avokati i Popullit ka rimarrë iniciativën për sensibilizimin e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe individëve në këtë çështje sensitive dhe ka hartuar një raport të veçantë për fenomenin e gjakmarrjes – tha Shkëmbi. Më poshtë, një pjesë e këtij raporti ku jepen shifra për gjakmarrjen: (në foton e agjensisë LSA shihen pamje nga nje pritje në institucionin e AP me rastin e Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, me 12 femije te qarkut te Shkodres, te cilet prej vitesh vuajne pasojat e fenomenit te gjakmarrjes)
********
Mosha e personave të vrarë sipas të dhenave zyrtare pas vitit 1990 deri në vitin 2012 përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarje në Shqiperi
Vrasjet nga mosha 10-16 vjec zënë 0.1% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Vrasjet nga mosha 17-20 vjec zënë 2.9 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Vrasjet nga mosha 21-37 vjec zënë 47% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Vrasjet nga mosha 38-42 vjec zënë 30 % të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Vrasjet nga mosha 43-65 vjec zënë 19.6% të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Pjesa e mbetur mbi 65 vjec zënë 0.4 % vjec të të vrarëve për shkaqe gjakmarje apo hakmarje.
Shpërndarja rajonale e të vrarëve në 36 rrethet e vendit përfshirë dhe vrasjet për gjakmarje dhe hakmarrje sipas të dhënave të Policisë së Shtetit;
Tirana 23.6 % të numrit të të vrarëve
Shkodra 17.6 % të numrit të të vrarëve
Fieri 6 % të numrit të të vrarëve
Vlora 5.5 % të numrit të të vrarëve
Berati 4.7 % të numrit të të vrarëve
Durrësi 4.5 % të numrit të të vrarëve
Elbasani 3.8 % të numrit të të vrarëve
Të gjithë rrethet e tjera së bashku përbëjnë 34.3 % të të vrarëve të ndodhur në shkallë republike.
Vrasjet për gjakmarje zënë 5.9 % të numrit të përgjithshëm të viktimave të evidentuara nga ana e Policisë së shtetit, por kjo shifër mund të jetë më e lartë për shkak dhe të cilësimeve të ndryshme të vrasjeve dhe në rastet e vrasjeve për gjakmarje ose hakmarje. Personat që kanë kryer krime për gjakmarje apo hakmarje nuk kanë patur besim te organet e drejtësisë prandaj i janë referuar traditës apo kanunit. E kanë justifikuar veprimin si vënie në vend të drejtësisë, nderit, dinjitetit, etj. Në të shumtën e rasteve personat që kanë kryer krim për motivin e hakmarjes apo gjakmarjes kanë qenë të nxitur nga familja.
Vend lindja e autorëve të krimit është kryesisht nga zonat rurale por vitet e fundit vihet re një tendence në ritje në zonat urbane dhe sidomos në qytete e mëdha.
Vendbanimi i autorëve të krimit është më i madh në zonat urbane dhe më i vogël në zonat rurale.
Arsimi i autorëve të krimit është 1% me arsim të lartë, 35 % me arsim të mesëm, 25 % me arsim tetëvjecar, 39 % me arsim fillor ose të pa arsimuar.
Statusi civil i autorëve të krimit është 56 % e autorëve kanë qenë të martuar me 1-3 fëmijë dhe 45 % e tyre kanë qenë të pamartuar.
Profesioni i autoreve të krimit ka qenë kryesisht nga punët në bujqëesi dhe në ndërtim.
Aktiviteti profesional i familjeve të autorëve të krimit ka qenë 70 % nga bujqësia dhe 30 % nga punët e tjera të ndryshme ne subjekte private dhe shtetërore. Reth 20 % e autorëve të krimit kanë pasur precedentë penale të mëparshëm dhe kanë qenë të kërkuar nga policia, ndërsa 80 % e tyre nuk kanëe patur problem me ligjin dhe shtetin. Nga autorët e krimit vetëm 1 % e tyre kanë patur armë me leje dhe 99 % e autorëve të krimit i kanë patur armët pa leje duke i blerë apo huazuar nga të afërm apo miq të tyre. Në rastet e armëmbajtjeve me leje arsyeja e paisjes ka qenë për gjueti, si dhe për shkak të detyrës në organet e e rendit, etj.
Lidhur me familjet e ngujuara aktualisht për shkak të gjakmarjeve apo hakmarjeve janë;
Në Shkodër 39 familje
Në Malësinë e Madhe 9 familje
Në Kukës 13 familje
Në Lezhë 4 familje
Në Krujë 1 familje
Në Tiranë 1 familje
Janë aktualisht të ngujuar në Shkodër 93 meshkuj dhe 23 fëmijë, në Kukës 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë, janë të ngujuar në Lezhë 4 meshkuj, janë të ngujuar në Krujë 1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër. Këto të dhëna janë marë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2012, por jemi të mendimit se mund të ketë një marzh gabimi deri ne 3 %. OJF-të ndryshme që veprojnë dhe trajtojnë problematikën e krimit të gjakmarjes dhe hakmarjes dhe pasojave që vijnë si rrjedhim i tyre japin shifra shumë të larta që duhen marë me shumë rezervë – thote raporti.