Videoja skandaloze, BE përjashton Gjermaninë

Alqi Kociko

Gojët e liga thonë se përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë një vendim të jashtëzakonshëm këtë javë.

Me votë unanime, BE-ja ka vendosur të përjashtojë Gjermaninë nga Bashkimi, pas publikimit të një videoje kompromentuese në sajtin e njohur youtube.

“Pamjet e Gjermanisë duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, të ulët e ndoshta edhe nën efektin e pijeve apo drogës, janë të mjaftueshme për ta anulluar anëtarësimin e saj në Parlamentin Europian, në Komisionin Europian dhe gjithë organizmat që janë pjesë e BE-së”, deklaroi presidenti i BE-së Donald Tusk, duke e quajtur videon të turpshme dhe jashtë çdo standardi të njerëzillëkut.

Zëra të besueshëm që e kanë parë videon, pohojnë se pamjet e Gjermanisë në atë xhirim, që mesa duket ishte një festë private, e zhvlerësojnë totalisht idenë që kemi për vendin serioz, të përkushtuar, punëtor, preçiz e në ballë të teknologjive inovative.

Tusk shtoi se edhe nëse Gjermania pendohet dhe bën kthesë ditët e ardhshme, janë shumë të pakta shanset që ky vendim të revokohet.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *