Gojët e liga thonë se përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë një vendim të jashtëzakonshëm këtë javë.
Me votë unanime, BE-ja ka vendosur të përjashtojë Gjermaninë nga Bashkimi, pas publikimit të një videoje kompromentuese në sajtin e njohur youtube.
“Pamjet e Gjermanisë duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, të ulët e ndoshta edhe nën efektin e pijeve apo drogës, janë të mjaftueshme për ta anulluar anëtarësimin e saj në Parlamentin Europian, në Komisionin Europian dhe gjithë organizmat që janë pjesë e BE-së”, deklaroi presidenti i BE-së Donald Tusk, duke e quajtur videon të turpshme dhe jashtë çdo standardi të njerëzillëkut.
Zëra të besueshëm që e kanë parë videon, pohojnë se pamjet e Gjermanisë në atë xhirim, që mesa duket ishte një festë private, e zhvlerësojnë totalisht idenë që kemi për vendin serioz, të përkushtuar, punëtor, preçiz e në ballë të teknologjive inovative.
Tusk shtoi se edhe nëse Gjermania pendohet dhe bën kthesë ditët e ardhshme, janë shumë të pakta shanset që ky vendim të revokohet.

Gojet e liga ne vesh te Zotit. Sikur te perjashtohet Gjermania nga BE? Imagjinoni pak ate surratin e plakes Merkel pastaj! Nuk do kete stiliste qe ta ktheje me ne pamjen e plakes se do marre pamjen e gomarices! Do ishte vertet zgjidhje per BE e per vete Gjermanine.
Ku i gjeni keto lajme mor aman? asnje gje nuk jepet ketej nga perendimi.
Gjermania nuk do perjashtohet. Vidio ishte e montuar dhe zeri i mbivendosur. Gjermania e pafajshme
Un them tja falim ksaj here. Ta denojm te rrij ne banjo me fytyr nga muri qe t’veje mend.
Cfare shkruani o gomere?