Emri Spiro me përkëdheli në greqisht thirret edhe Pipi.
Ministria e Çështjeve Sociale që pas zgjedhjeve të vitit 2001 deri në 2013-ën është drejtuar nga aleatët përkatës të socialistëve, socialdemokratët, dhe nga aleatët e demokratëve, PBDNJ-ja. Spiro Ksera, e mbajti këtë post për 4 vjet, gjatë qeverisjes së mandatit të dytë të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk përfaqësonte me PBDNJ-në.
Përpara zgjedhjeve të 2009-ës, PBDNJ-ja u largua nga koalicioni me kryeministrin Berisha. Vangjel Dule iu bashkua opozitës së Edi Ramës, por nuk mundi të tërheqë me vete as kryetarin e OMONIA-s së degës së Gjirokastrës, Spiro Ksera, një nga njerëzit më me ndikim në minoritetin grek në qarkun e Gjirokastrës, dhe as mandatin e deputetit që ai e fitoi në 2009, këtë radhë për llogari të PD.
Influencën politike mes minoritarëve Spiro Ksera e kishte rritur gjatë kohës kur për shkak të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes Partise Demokratike dhe PBDNJ-së, ai u caktua Prefekt i Gjirokastrës. Një detyrë që e ushtroi për 4 vjet, deri në zgjedhjet e vitit 2009. Kur Spiro Ksera refuzoi të largohej nga koalicioni me Partinë Demokratike, ai u bë pjesë e listës së deputetëve të forcës që kërkonte një mandat të dytë qeverisës dhe e fitoi atë, duke i siguruar Partisë Demokratike 3 nga 5 mandatet e Qarkut të Gjirokastrës.
Një arsye përse Spiro Ksera, që tani përfaqësonte vetëm një deputet minoritar, mori postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vitin 2013, Spiro Ksera ishte sërish në listën e kandidatëve për deputetë, por disfata e demokratëve ishte e rëndë. Spiro Ksera nuk u zgjodh deputet, u tërhoq nga jeta aktive politike dhe për të nuk u dëgjua më…deri mbrëmjen e së premtes, kur iu vunë prangat me akuzën e korrupsionit-raporton TCH.
Një akt që është pasuar me heshtjen e Partisë Demokratike, me të cilën ndau 8 vjet pushtet në postet më të larta qeverisëse. Heshtje që përkon gjithashtu, me afrimin në Partinë Demokratike, të armikut të tij më të madh politik, Vangjel Dules.

Nga keta tipat tek foto, Spiro eshte me i ndershmi. Ruli 300 milione i merrte me nje dore…
Spiro Ksera, ish Prefekt i Qarkut te Gjirokastres (detyre te cilen ne nje nga takimet e qarqeve antishqiptare ne Korfuz te Greqise rreth viteve 2007-2008, e veteemertoi si Prefekt i Vorioepirit) si dhe ish minister i qeverise Berisha, detyre me te cilen perveç te tjerash abuzoi duke u bere fresk nazisteve grek te Agimit te Arte, nese do te gjykohet dhe ndehkohet nga ligjet e shkelura dhe abuzivizmi me detyren, do te jete produkt dhe viktime e megalomanise dhe mediokriitetit te tij, qe ka manifestuar ne te gjithe karieren e tij politike dhe shtetrore ne tete vjetet nden ombrellen e Berishes. Mbase ka peshkaqener te tjere qe kane vjedhur dhe abuzuar me detyren shume here me teper se ai, por Spirua si nje minisharlatan politik dhe nje mashe e hajduteve ordiner ne administraten e dikasterit qe drejtonte, do ti duhet te hape siparin e mburrjeve te nje drejtesie qe nuk guxon te godase gjarperin e korrupsionit ne koke por ne bishtin e tij.
sardelja greke
heeee,spiro I lidhur me joanidhet
vetem vidhnin nga malet e permetit, me nje shkollkot
punonte firma Shpresa,
ajo firme,qe po ta kontrollosh ne tatime, ka nderruarnipt
I bej thirrje prokurorise te hetoje dhe aktivitetin e shpresa sh.p.k.
nuk eshte vetem tenderi I aktiviteteve por dhe tendera te tjera…