Shkëlqimi dhe rënia e Pipit

redaktor
Ministri i Kultures Aldo Bumci, ai i Punes Spiro Ksera, ai i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ai i Bujqesise Genc Ruli, gjate nje mbledhje qeverie, ku kryeministri Berisha ka kerkuar nga vendoret qe t'u japin tokat e papunuara atyre qe duan t'i punojne.

Emri Spiro me përkëdheli në greqisht thirret edhe Pipi.

Ministria e Çështjeve Sociale që pas zgjedhjeve të vitit 2001 deri në 2013-ën  është drejtuar nga aleatët përkatës të socialistëve, socialdemokratët, dhe nga aleatët e demokratëve, PBDNJ-ja. Spiro Ksera, e mbajti këtë post për 4 vjet, gjatë qeverisjes së mandatit të dytë të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk përfaqësonte me PBDNJ-në.

Përpara zgjedhjeve të 2009-ës, PBDNJ-ja u largua nga koalicioni me kryeministrin Berisha. Vangjel Dule iu bashkua opozitës së Edi Ramës, por nuk mundi të tërheqë me vete as kryetarin e OMONIA-s së degës së Gjirokastrës, Spiro Ksera, një nga njerëzit më me ndikim në minoritetin grek në qarkun e Gjirokastrës, dhe as mandatin e deputetit që ai e fitoi në 2009, këtë radhë për llogari të PD.

Influencën politike mes minoritarëve Spiro Ksera e kishte rritur gjatë kohës kur për shkak të marrëveshjes bashkëqeverisëse mes Partise Demokratike dhe PBDNJ-së, ai u caktua Prefekt i Gjirokastrës. Një detyrë që e ushtroi për 4 vjet, deri në zgjedhjet e vitit 2009. Kur Spiro Ksera refuzoi të largohej nga koalicioni me Partinë Demokratike, ai u bë pjesë e listës së deputetëve të forcës që kërkonte një mandat të dytë qeverisës dhe e fitoi atë, duke i siguruar Partisë Demokratike 3 nga 5 mandatet e Qarkut të Gjirokastrës.

Një arsye përse Spiro Ksera, që tani përfaqësonte vetëm një deputet minoritar, mori postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vitin 2013, Spiro Ksera ishte sërish në listën e kandidatëve për deputetë, por disfata e demokratëve ishte e rëndë. Spiro Ksera nuk u zgjodh deputet, u tërhoq nga jeta aktive politike dhe për të nuk u dëgjua më…deri mbrëmjen e së premtes, kur iu vunë prangat me akuzën e korrupsionit-raporton TCH.

Një akt që është pasuar me heshtjen e Partisë Demokratike, me të cilën ndau 8 vjet pushtet në postet më të larta qeverisëse. Heshtje që përkon gjithashtu, me afrimin në Partinë Demokratike, të armikut të tij më të madh politik, Vangjel Dules.

Share This Article
4 Comments
  • Spiro Ksera, ish Prefekt i Qarkut te Gjirokastres (detyre te cilen ne nje nga takimet e qarqeve antishqiptare ne Korfuz te Greqise rreth viteve 2007-2008, e veteemertoi si Prefekt i Vorioepirit) si dhe ish minister i qeverise Berisha, detyre me te cilen perveç te tjerash abuzoi duke u bere fresk nazisteve grek te Agimit te Arte, nese do te gjykohet dhe ndehkohet nga ligjet e shkelura dhe abuzivizmi me detyren, do te jete produkt dhe viktime e megalomanise dhe mediokriitetit te tij, qe ka manifestuar ne te gjithe karieren e tij politike dhe shtetrore ne tete vjetet nden ombrellen e Berishes. Mbase ka peshkaqener te tjere qe kane vjedhur dhe abuzuar me detyren shume here me teper se ai, por Spirua si nje minisharlatan politik dhe nje mashe e hajduteve ordiner ne administraten e dikasterit qe drejtonte, do ti duhet te hape siparin e mburrjeve te nje drejtesie qe nuk guxon te godase gjarperin e korrupsionit ne koke por ne bishtin e tij.

    • heeee,spiro I lidhur me joanidhet
      vetem vidhnin nga malet e permetit, me nje shkollkot
      punonte firma Shpresa,
      ajo firme,qe po ta kontrollosh ne tatime, ka nderruarnipt
      I bej thirrje prokurorise te hetoje dhe aktivitetin e shpresa sh.p.k.
      nuk eshte vetem tenderi I aktiviteteve por dhe tendera te tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *