“Nuk mund të kemi katër qëndrime për një çështje”

Saimir Lleshi

Mbledhja e grupit të parlamentar të Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme është shoqëruar me debate midis kryetarit Basha dhe deputetit Eduard Selami.

Ky i fundit ka kërkuar një qëndrim të qartë të demokratëve për reformën në drejtësi dhe për ngritjen e Byrosë së Hetimit.

“Ne nuk mund te kemi tre ose 4 qëndrime të ndryshme për Reformën në Drejtësi e Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë që ju nuk mund të deklaroni qëndrimin e PD-së për mediat pa e diskutuar në forumet e partisë dhe në grupin parlamentar.

Çfarë kuptimi ka të diskutojmë tani në grup parlamentar ndërkohë që e lexove deklaratën në media?!”, mësohet të ketë deklaruar Selami.

Selami i ka kërkuar “llogari” Bashës edhe për fillimin e mbledhjes. “Pse fillojmë gjithmonë me vonesë mbledhjen… pse duhet të presim gjithmonë me minuta e ndoshta me orë për të nisur mbledhja…”, është shprehur Selami. /Dita/

 

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *