Mbledhja e grupit të parlamentar të Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme është shoqëruar me debate midis kryetarit Basha dhe deputetit Eduard Selami.
Ky i fundit ka kërkuar një qëndrim të qartë të demokratëve për reformën në drejtësi dhe për ngritjen e Byrosë së Hetimit.
“Ne nuk mund te kemi tre ose 4 qëndrime të ndryshme për Reformën në Drejtësi e Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë që ju nuk mund të deklaroni qëndrimin e PD-së për mediat pa e diskutuar në forumet e partisë dhe në grupin parlamentar.
Çfarë kuptimi ka të diskutojmë tani në grup parlamentar ndërkohë që e lexove deklaratën në media?!”, mësohet të ketë deklaruar Selami.
Selami i ka kërkuar “llogari” Bashës edhe për fillimin e mbledhjes. “Pse fillojmë gjithmonë me vonesë mbledhjen… pse duhet të presim gjithmonë me minuta e ndoshta me orë për të nisur mbledhja…”, është shprehur Selami. /Dita/

Selam,!
KUJDESSSSSSSSSS !
Nuk eshte Bilbilushi Basha, por……e din ti se kush qendron mbi te, mbi ty dhe mbi te gjithe ju………
Pas nje viti e pak nuk do te jesh……. d,e p u t e t !!!!
Po ti nuk vure mënd një herë o Selam,,,? Nuk jemi në Amerikë,dhe ti e di kush e drejton partinë.Do ta provosh prapë,,?
Rospijet e SHQUP-it asnjehere nuk kane nje qendrim.