Një pjesëz e Persisë në Tiranë

redaktor

Është vetëm një pjesëz e artit dhjetë mijë vjeçar iranian që vjen i vendosur në hapësirën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.

Kjo kulturë që tërheq ende sot vëmendjen e hulumtuesve, sjell në Tiranë tre artistë dhe tekniken e tyre që zhvillohet vetëm në Iran. Ajo është shkrimi me anë të gdhendjes në dru. Mjeshtri quhet Ali Murtezai.

Prej 20 vitesh Aliu, i është dedikuar kësaj gjinie të artit, me disa ekspozita e çmime kombëtare. Gjithnjë në përpjekje për ta përsosur dhe për mos ta humbur si tradite.

Për këdo që është i interesuar të shohë nga afër së si një pjesë druri apo metali shndërrohet në vepër  arti, apo qoftë edhe mbi tekniken e gdhendjes, artistët iranianë do të qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar deri në 19 Shkurt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *