Është vetëm një pjesëz e artit dhjetë mijë vjeçar iranian që vjen i vendosur në hapësirën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.
Kjo kulturë që tërheq ende sot vëmendjen e hulumtuesve, sjell në Tiranë tre artistë dhe tekniken e tyre që zhvillohet vetëm në Iran. Ajo është shkrimi me anë të gdhendjes në dru. Mjeshtri quhet Ali Murtezai.
Prej 20 vitesh Aliu, i është dedikuar kësaj gjinie të artit, me disa ekspozita e çmime kombëtare. Gjithnjë në përpjekje për ta përsosur dhe për mos ta humbur si tradite.
Për këdo që është i interesuar të shohë nga afër së si një pjesë druri apo metali shndërrohet në vepër arti, apo qoftë edhe mbi tekniken e gdhendjes, artistët iranianë do të qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar deri në 19 Shkurt.
