Ura e Bratit është një objekt i vjetër pothuajse 6-shekullor.
Por, pavarësisht kësaj edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve të zonës për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Për fat të keq, ajo është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banorët që kalojnë në të.
“Anët e saj janë shkatërruar nga lumenjtë.
Kjo urë ka shërbyer me breza, bënte kalimin e qytetit të Amantias në Plloçë dhe gjithë zonës andej për tu liduhr me bregun dhe gjithë zonën e Vlorës”, tha kryetari i fshatit Brataj, Qemal Malaj.
Ura e Bratit është e tipit venecian dhe është ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut.
Duke e lënë pas dore, si dhe asnjë investim për këtë monument kulture, kjo urë shekullore vjen duke u shkatërruar.
Banorët e fshatit Brataj shprehen se, ka 25 vite që në këtë urë nuk është vënë dorë, sidomos tek muret anësore, gjë që sjell rrezikshmëri për fëmijët e shkollave, edhe për faktin se erërat e fuqishme të lumit Shushicë një fëmijë do ta rrëzonin në lumë.
Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është me dy harqe, më e madhja e të cilëve është ai që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujërave.
Objekti ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Sipas kryeplakut të fshatit Brataj, kjo urë para gjashtë shekujsh lidhte banorët e zonës së Amantias me ata të Vlorës. Në këtë urë, e cila është pak e njohur, është realizuar dhe një pjesë nga filmi “Nëntori i Dytë”.

Po mire more njerez, eshte ura juaj, ju sherben juve, perse nuk merrni persiper ta rregulloni e ta forconi vete? Perse prisni t’ju vije zgjidhja nga qielli kur e shihni se askush nuk e can koken? Nrihuni o njerez se eshte vendi juaj, fshati juaj, toka juaj nuk eshte e botes!
Thuaj shyqyr qe ka qene Venediku se te ishte per malokun dhe piktorin akoma me trap do ta kalonit lumin…
Sa kot po flet!!!! Brati eshte nje fshat me pak banore, qe ashtu si gjithe banoret e fshatrave te tjera te Shqiperise, me shume mundime mezi i nxjerrin te ardhurat per jetesen me minimale.
Ku mund ti nxjerrin ata aq te ardhura sa per te rinivuar uren?
Ndoshta nuk kuptohet nga kjo foto , por kam qene vete ne kete fshat dhe e kam adhuruar kete ure qe eshte ndoshta pika ne e bukur e fshatit. Ura eshte shume e madhe dhe e larte, dhe e pamundur qe te rregullohet pa ndihmen e specjalistave.
Pershendetje!
Parapetat anesore kane qene me gure dhe perpara viteve 90; jane renuar.Me sa di une ka projekt kete vit nga Drejtoria e monumenteve ne Vlore.Mte duket se titulli eshte shume bombastik se ura eshte shume solide sic duket ne foto.Nuk ka kryetar fshati por kryeplak.Mos shkruani gjera te pa verifikuara
Parapetat anesore kane qene me gure dhe perpara viteve 90; jane renuar.Me sa di une ka projekt kete vit nga Drejtoria e monumenteve ne Vlore.Me duket se titulli eshte shume bombastik se ura eshte shume solide sic duket ne foto.Nuk ka kryetar fshati por kryeplak.Mos shkruani gjera te pa verifikuara
K ush i shkruan keto brockulla.Artikull anonim.Ura e Bratit eshte e shek.XVI/Shih studjusin Valter Shtylla dhe eshte ndertuar nga shqiptaret jo nga venecianet.Eshte nje ure shume kompakte e ndertuar ne terren shkembor.Parapetet duhet te restaurohen sepse mund te rrezikojne njerezit vecanerisht naten,pasi ura eshte ne perdorim nga banoret e zones.Ne kete zone u restaurua Ura e Frengut Gjorm nga Monumentet e Vlores.Ka shfaqur interes per sponsorizim nje biznesmen lokal per te ringritur parapetat me gure.
Me mire te vesh alarm kot se te heshtesh plot.