Rrezikohet ura e Bratit, monument kulture

redaktor

Ura e Bratit është një objekt i vjetër pothuajse 6-shekullor.

Por, pavarësisht kësaj edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve të zonës për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Për fat të keq, ajo është lënë në harresë dhe shpesh herë përbën rrezik për banorët që kalojnë në të.

“Anët e saj janë shkatërruar nga lumenjtë.

Kjo urë ka shërbyer me breza, bënte kalimin e qytetit të Amantias në Plloçë dhe gjithë zonës andej për tu liduhr me bregun dhe gjithë zonën e Vlorës”, tha kryetari i fshatit Brataj, Qemal Malaj.

Ura e Bratit është e tipit venecian dhe është ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut.

Duke e lënë pas dore, si dhe asnjë investim për këtë monument kulture, kjo urë shekullore vjen duke u shkatërruar.

Banorët e fshatit Brataj shprehen se, ka 25 vite që në këtë urë nuk është vënë dorë, sidomos tek muret anësore, gjë që sjell rrezikshmëri për fëmijët e shkollave, edhe për faktin se erërat e fuqishme të lumit Shushicë një fëmijë do ta rrëzonin në lumë.

Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është me dy harqe, më e madhja e të cilëve është ai që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujërave.

Objekti ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Sipas kryeplakut të fshatit Brataj, kjo urë para gjashtë shekujsh lidhte banorët e zonës së Amantias me ata të Vlorës. Në këtë urë, e cila është pak e njohur, është realizuar dhe një pjesë nga filmi “Nëntori i Dytë”.

Share This Article
7 Comments
  • Po mire more njerez, eshte ura juaj, ju sherben juve, perse nuk merrni persiper ta rregulloni e ta forconi vete? Perse prisni t’ju vije zgjidhja nga qielli kur e shihni se askush nuk e can koken? Nrihuni o njerez se eshte vendi juaj, fshati juaj, toka juaj nuk eshte e botes!

    • Sa kot po flet!!!! Brati eshte nje fshat me pak banore, qe ashtu si gjithe banoret e fshatrave te tjera te Shqiperise, me shume mundime mezi i nxjerrin te ardhurat per jetesen me minimale.
      Ku mund ti nxjerrin ata aq te ardhura sa per te rinivuar uren?
      Ndoshta nuk kuptohet nga kjo foto , por kam qene vete ne kete fshat dhe e kam adhuruar kete ure qe eshte ndoshta pika ne e bukur e fshatit. Ura eshte shume e madhe dhe e larte, dhe e pamundur qe te rregullohet pa ndihmen e specjalistave.

      Pershendetje!

  • Parapetat anesore kane qene me gure dhe perpara viteve 90; jane renuar.Me sa di une ka projekt kete vit nga Drejtoria e monumenteve ne Vlore.Mte duket se titulli eshte shume bombastik se ura eshte shume solide sic duket ne foto.Nuk ka kryetar fshati por kryeplak.Mos shkruani gjera te pa verifikuara

  • Parapetat anesore kane qene me gure dhe perpara viteve 90; jane renuar.Me sa di une ka projekt kete vit nga Drejtoria e monumenteve ne Vlore.Me duket se titulli eshte shume bombastik se ura eshte shume solide sic duket ne foto.Nuk ka kryetar fshati por kryeplak.Mos shkruani gjera te pa verifikuara

  • K ush i shkruan keto brockulla.Artikull anonim.Ura e Bratit eshte e shek.XVI/Shih studjusin Valter Shtylla dhe eshte ndertuar nga shqiptaret jo nga venecianet.Eshte nje ure shume kompakte e ndertuar ne terren shkembor.Parapetet duhet te restaurohen sepse mund te rrezikojne njerezit vecanerisht naten,pasi ura eshte ne perdorim nga banoret e zones.Ne kete zone u restaurua Ura e Frengut Gjorm nga Monumentet e Vlores.Ka shfaqur interes per sponsorizim nje biznesmen lokal per te ringritur parapetat me gure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *