Nishani shpjegon arsyet pse nuk dekreton ministrat

redaktor

Në një njoftim për mediat, Nishani ka dhënë arsyet e mungesës së dekretit.

Mediat raportojnë se kreu i Shtetit do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj.

Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, thanë burime zyrtare të Presidencës për Panorama.

Këtë praktikë Presidenti nuk e ka ndjekur herët e shkuara, siç ishte rasti i Veliajt, Celibashit, apo Naços.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *