Në një njoftim për mediat, Nishani ka dhënë arsyet e mungesës së dekretit.
Mediat raportojnë se kreu i Shtetit do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj.
“Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, thanë burime zyrtare të Presidencës për Panorama.
Këtë praktikë Presidenti nuk e ka ndjekur herët e shkuara, siç ishte rasti i Veliajt, Celibashit, apo Naços.

Huqe dhe zakone shqiptaresh !!!
Sesi i thone sipas ‘kanunit’ : Hak pa marre e borxh pa lare…
Dhe presim qe te behemi…ne rrenjedalet…
Lum ne qe kemi nji president rrupalle.
Ne rastet e Veliajt,Celibashi dhe Naços.Presidenti po kryente kombinimin e shkollimit te universitetit te Plepave Durres me kursin presidencial te karriges se vet.Ish kapterri mbasi u diplomue president vendosi te mos e haje ma that.
Duhet te falenderojme Berishen per kete rrupallgji presidenti.