Media kanadeze veçon Jón Gnarr dhe Edi Ramën si “kryetarë bashkish frymëzues”

anazapta

Ndërsa Montreali, një nga qytetet më të mëdha të Kanadasë përgatitet për të zgjedhur pushtetin vendor, një ndër gazetat më të mëdha atje u sjell lexuesve modelet e disa kryebashkiakëve të suksesshëm. Duke kujtuar se zgjedhjet lokale po afrojnë, gazeta “Jurnal Metro” u ofron lexuesve dy modele: atë të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit të Islandës dhe atë të Edi Ramës, gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Tiranës.

“Kur mbeten shtatë muaj nga zgjedhjet, kandidati shpëtimtar që shumica e qytetarëve të Montrealit presin nuk është shfaqur ende. Ja disa kryetarë bashkish frymëzues.

 

Një adhurues i gjelbërimit si ai i Tiranës

Në 2004, Edi Rama mori titullin e Kryebashkiakut më të mirë të botës. Organizatorët e konkursit ndërkombëtar i njohën atij meritat e punës për ta kthyer kryeqytetin në binarë, pas disa vitesh stalinizmi dhe anarkie që pasuan rënien e komunizmit. “Korrupsioni në funksionet publike i kishte hapur rrugën kaosit, ndërtimeve të paligjshme dhe shkatërrimit të infrastrukturës”, theksuan anëtarët e jurisë së konkursit. Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë programin e tij për prishjen e ndërtimeve pa leje, çka i la vend një urbanizmi që u përgjigjet nevojave të brezave të sotëm e të ardhshëm.

Pavarësisht hijeve të dyshimit që disa hodhën mbi të, Edi Rama mbahet mend për programin e tij të mirëfilltë dhe në funksion të hapësirave të blerta, numrin e femrave në ekipin e tij dhe ngjyrave të gjalla që i dha qytetit, në të dy kuptimet e kësaj fjale. Artist piktor dikur, artist piktor përjetë!

 

Një kryebashkiak rock’n’roll si ai i Reikiavikut

Kryeqyteti i Islandës, te Jón Kristinsson Gnarr pa një kandidat me një CV ndryshe nga të zakonshmet, aq më tepër për një kryetar bashkie. Gjykoni vetë! Hiperaktivitet dhe disleksi e theksuar që në fëmijëri, hyrje me vonesë në universitet. Më vonë basist në një grup punk dhe disa seri televizive. Nga mosbesimi që i ngjallte politika krijoi Best Party (Partia më e Mirë) dhe u paraqit në zgjedhjet e 2010-s. Programi i tij nuk sillte ndonjë gjë të re, por e vinte theksin te kursimi. Ndërsa vendi ishte në rrugën e falimentimit, Best Party (Partia më e Mirë) mori 34-7 për qind të votave dhe 6 nga 15 vendet. Edhe pasi u zgjodh, Jon Gnarr nuk e humbi karizmën e tij. Ai u pa në mbështetje të Pussy Riots në paradën e fundit të homoseksualëve, i veshur si grua, mbi një makinë etj. Pavarësisht se mediat shkruan se problemet financiare e penguan dhe ai nuk mundi të garantonte shërbimet falas, emri i tij është i katërti në listën e personave që islandezët do të donin në krye të vendit”, shkruan gazeta kanadeze. / Përgatiti: G. Sokoli

Share This Article
18 Comments
  • Sapo lexova kete artikull, dhe vertet ne mandatin e pare ka punuar , por mbas ketij mandati nuk u pa ndonje ndryshim ne Tirane. Filloi betonizimi, ndertime pa plan, rruget filluan te prisheshin dhe shpenzime te bera kot nga ana e tij…. . Po te marrin si shembull Edi Ramen atehere i bie qe te katandisen sic u katandis Tirana keto vitet e fundit.

    • Ja, kjo eshte nje arsye se pse Edi Rama duhet te jete kryeminister i Shqiperise!
      Ja,kjo eshte nje arsye plus qe, justifikon aleancen Rama-Meta!
      Ja, ky duhet te sherbeje si nje lajm per te treguar se cudia me e madhe zgjat tre dite,dhe socialistet e gjore apo “idiotet e dobishem” , e kane kaluar me sukses edhe kete “beteje” te fundit ndaj se keqes te Edi Rames !!!!
      Tani socialistet e ndershem apo “idiotet e dobishem” duhet t’i kthehen normalitetit dhe te pregatiten te votojne me 23 qershor Ilir Meten, per videon e te cilit me 21 Janar 2011 dolen ne shesh,u rrahen,u pergjaken,u vrane..po po ,u vrane 4(kater) shqiptare…!!
      Gjithashtu,nuk duhen harruar edhe familjaret e te vrareve te 21 janarit,dhe tu behet thirrje qe,edhe ata me 23 qershor ta japin voten e tyre per …Ilir Meten…

  • hahahahhaa…sa per te qeshur… Po te ishte ashtu, nuk do shtroheshin rruget e Tiranes per dy vjete perseri, per te mos folur per kolektoret e ujerave te zeza qe permbytin Don Boskon sa here ka shi…per te mos folur per qendren e Tiranes qe ndenji si shesh-ndertimi per 2 vjet se Rama skishte kohe duke u marre me partine qe bleu… Thjesht po pyes veten se sa mund te kete blere kete artikull dhe ne nje kohe po “habitem” se si u blekan edhe kanadezet…:/

    • Shume e thjesht, mos u mundo shume te kerkosh, frymezimi Edi Rames, i vjen nga qytetaria dhe dashuria per Tiranen, qytet ku ai lindi dhe u rrit bashke me ne.

  • me falni un e lexova kete artikull dhe mendoj se a e keni pare Tiranene cepe me cepe se si eshte katandisur se si eshte e bere? Ne cdo cep te Tiranes ekziston vetem benotizim dhe blloqe pallatesh pa asnje lloj infrastukture e plani per me sakte kemi shembull Kumunen e Parisit …. nje zone qe nuk e din nga te futesh me makine apo ne kembe… kabllo gjithandej….

    • O Aparat i tretjes , une lnda e urrita ne Tirane e ate qe ju Tironcit e sotit quani KOM.Parisit para 30 vjetesh une beja dashuri ne natyre tek plantacioni me mimoza , e njejta gje dhe ke rruga e NISH.KEPUCES tek NZSH , erdhet ju qe zaptuat tokat e fermes sikur ju akishte lene baba , tani na kerkoni konita evropiane mer godosha , E.Rama eshte ne vendlindje dhe mendon per te si shumica e atyre qe ju dhimsen atdheu .

  • O popull mbas 2005 ne pushtet vjen berisha dhe shumica ne KRT e tiranes behet berish,dhe te gjitha keto qe shifni per tiranen eshte vula e tij.Kete pjese berisha e njeh mire se ka 20 vjet qe po e ben.perdoreni nje here te vetme memorjen tuaj para se te hidhni rreshta,do ju beje mire kjo.

  • Te them te drejten, ne fillimet e veta me ka pelqyer Rama sepse e mroi me zell te madh punen si kryebashkiak dhe vertet qe beri gaxha ndryshiem ne pamjen e Tiranes. Por me vjen shuem keq qe vitet qe pasuan ngeli po ne vend, dhe mund te them se ja prishi bukurine qytetit me gjithe ndertesat qe u ngriten ne cdo hapesire te lire te Tiranes, te cilat mund te ishin perdorur si kende sportive, parqe apo cdo gje tjeter pervec ndertimeve pa standarte.

  • Pallatet e bera me lejen e Bashkise ses Tiranes nuk kane lidhje me Berishen Zoteri ato jane te bera nga rama dhe nuk e kuptoj perseri e paska fajin bERISHA???

  • Shume nga ju qe nuk e kuptoni dot Edi Ramen mundohuni te kuptoni tiranen e berishes &co gjate viteve 90, parku rinia, thjeshte parku I shurres??? Lana lumi I kjoskave per pislliqe, rruget e tiranes vetem me tank munde ti shetisje etj etj!! Ju desh vetem 4 vjet qe ta shenderroj qendren e tiranes nga Halee ne gjendje normale qytetarie, erdhi berisha ne pushtet I bllojoj te gjitha qe Tirana mos te ishte kryeqitet por fshat ashtu sikur ka dhe prejardhjen, prandaj endrra e Rames per tirane europiane ngeli ne gjysem,

  • nje artikull i kerkuar nga tirana,por jo i gjetur…………………mos vall dikush mendon se ne jemi koke qerozi qe keta torollaker politikan te shkuajne me lapes kopjativ marezite e tyre,

  • Po mire mor njerez, si harroni faktin se pas viteve 90 Tiranen e kane udhehequr kryebashkiaket e PD-se. Harruat juve se ne periudhen e tyre Tirana u kthye ne nje hale te madhe. E ka thene edhe nje komentues me siper se gjate periudhes qe Edi Rama ka qene kryebashkiak, keshillin bashkiak e ka patur gjithmone PD-ja dhe lejet jepeshin vetem prej tyre. Po faktin tjeter e harroni qe policine e ndertimit e ka patur qeveria dhe jo bashkia (per te prishur ndertimet pa leje). Eshte share Edi rama sa ska me, pse nuk jep leje per shtesat e kateve e pallateve te ndertuara pa leje. Tani po i legalizon Luli. Mos i harroni keto fakte pasi po harruat, Tirana do kthehet perseri ne nje hale te madhe (sic edhe ka filluar te behet tani nen udheheqjen e Lulit. Vetem kete drejtim shkelqejne keta, gjithkund).

  • Me ba me i pyete Montrealasit ku bije Tirana dhe Rama nuk kane as haberrin.Biles edhe Shqiperine e mesuen pas Luftes te KOsoves.Kjo propogande e paguar e Rames eshte si ne kohen e Enverit ku thuhej se SHQIPERIJA FANAR NDRICUES NE BOT
    Rama nuk ju mbush mendjen shqiptarve e kerkon tjua mbush me idene se e njef bota.Mjere Rama sa i marre eshte kur kujton se shqiptare jana ata te viteve 80 ta te shekullit 20te

  • O shqipo inatcinj.Une nuk jam as socialist dhe as partizan i ndokujt , por Edi Rama eshte nje lider qe duhet te thoni shyqyqr zotit qe e keni, krejt ndryshe nga Sali, Berisha, Fatos Nano e te tjere.Ka mend dhe vision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *