Ndërsa Montreali, një nga qytetet më të mëdha të Kanadasë përgatitet për të zgjedhur pushtetin vendor, një ndër gazetat më të mëdha atje u sjell lexuesve modelet e disa kryebashkiakëve të suksesshëm. Duke kujtuar se zgjedhjet lokale po afrojnë, gazeta “Jurnal Metro” u ofron lexuesve dy modele: atë të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit të Islandës dhe atë të Edi Ramës, gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Tiranës.
“Kur mbeten shtatë muaj nga zgjedhjet, kandidati shpëtimtar që shumica e qytetarëve të Montrealit presin nuk është shfaqur ende. Ja disa kryetarë bashkish frymëzues.
Një adhurues i gjelbërimit si ai i Tiranës
Në 2004, Edi Rama mori titullin e Kryebashkiakut më të mirë të botës. Organizatorët e konkursit ndërkombëtar i njohën atij meritat e punës për ta kthyer kryeqytetin në binarë, pas disa vitesh stalinizmi dhe anarkie që pasuan rënien e komunizmit. “Korrupsioni në funksionet publike i kishte hapur rrugën kaosit, ndërtimeve të paligjshme dhe shkatërrimit të infrastrukturës”, theksuan anëtarët e jurisë së konkursit. Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë programin e tij për prishjen e ndërtimeve pa leje, çka i la vend një urbanizmi që u përgjigjet nevojave të brezave të sotëm e të ardhshëm.
Pavarësisht hijeve të dyshimit që disa hodhën mbi të, Edi Rama mbahet mend për programin e tij të mirëfilltë dhe në funksion të hapësirave të blerta, numrin e femrave në ekipin e tij dhe ngjyrave të gjalla që i dha qytetit, në të dy kuptimet e kësaj fjale. Artist piktor dikur, artist piktor përjetë!
Një kryebashkiak rock’n’roll si ai i Reikiavikut
Kryeqyteti i Islandës, te Jón Kristinsson Gnarr pa një kandidat me një CV ndryshe nga të zakonshmet, aq më tepër për një kryetar bashkie. Gjykoni vetë! Hiperaktivitet dhe disleksi e theksuar që në fëmijëri, hyrje me vonesë në universitet. Më vonë basist në një grup punk dhe disa seri televizive. Nga mosbesimi që i ngjallte politika krijoi Best Party (Partia më e Mirë) dhe u paraqit në zgjedhjet e 2010-s. Programi i tij nuk sillte ndonjë gjë të re, por e vinte theksin te kursimi. Ndërsa vendi ishte në rrugën e falimentimit, Best Party (Partia më e Mirë) mori 34-7 për qind të votave dhe 6 nga 15 vendet. Edhe pasi u zgjodh, Jon Gnarr nuk e humbi karizmën e tij. Ai u pa në mbështetje të Pussy Riots në paradën e fundit të homoseksualëve, i veshur si grua, mbi një makinë etj. Pavarësisht se mediat shkruan se problemet financiare e penguan dhe ai nuk mundi të garantonte shërbimet falas, emri i tij është i katërti në listën e personave që islandezët do të donin në krye të vendit”, shkruan gazeta kanadeze. / Përgatiti: G. Sokoli
Sapo lexova kete artikull, dhe vertet ne mandatin e pare ka punuar , por mbas ketij mandati nuk u pa ndonje ndryshim ne Tirane. Filloi betonizimi, ndertime pa plan, rruget filluan te prisheshin dhe shpenzime te bera kot nga ana e tij…. . Po te marrin si shembull Edi Ramen atehere i bie qe te katandisen sic u katandis Tirana keto vitet e fundit.
Ja, kjo eshte nje arsye se pse Edi Rama duhet te jete kryeminister i Shqiperise!
Ja,kjo eshte nje arsye plus qe, justifikon aleancen Rama-Meta!
Ja, ky duhet te sherbeje si nje lajm per te treguar se cudia me e madhe zgjat tre dite,dhe socialistet e gjore apo “idiotet e dobishem” , e kane kaluar me sukses edhe kete “beteje” te fundit ndaj se keqes te Edi Rames !!!!
Tani socialistet e ndershem apo “idiotet e dobishem” duhet t’i kthehen normalitetit dhe te pregatiten te votojne me 23 qershor Ilir Meten, per videon e te cilit me 21 Janar 2011 dolen ne shesh,u rrahen,u pergjaken,u vrane..po po ,u vrane 4(kater) shqiptare…!!
Gjithashtu,nuk duhen harruar edhe familjaret e te vrareve te 21 janarit,dhe tu behet thirrje qe,edhe ata me 23 qershor ta japin voten e tyre per …Ilir Meten…
hahahahhaa…sa per te qeshur… Po te ishte ashtu, nuk do shtroheshin rruget e Tiranes per dy vjete perseri, per te mos folur per kolektoret e ujerave te zeza qe permbytin Don Boskon sa here ka shi…per te mos folur per qendren e Tiranes qe ndenji si shesh-ndertimi per 2 vjet se Rama skishte kohe duke u marre me partine qe bleu… Thjesht po pyes veten se sa mund te kete blere kete artikull dhe ne nje kohe po “habitem” se si u blekan edhe kanadezet…:/
ne qofte se edhe ne montreal egziston lumi lana,dhe parku rinia,urojm te zgjedhe modelin e kryebashkiauk tone…:p
Shpresoj mos te ndertohet edhe atje nje Komune Parisi …
Me falni pak a mund te me tregoni nga i vjen frymezimi Rames?????
Shume e thjesht, mos u mundo shume te kerkosh, frymezimi Edi Rames, i vjen nga qytetaria dhe dashuria per Tiranen, qytet ku ai lindi dhe u rrit bashke me ne.
me falni un e lexova kete artikull dhe mendoj se a e keni pare Tiranene cepe me cepe se si eshte katandisur se si eshte e bere? Ne cdo cep te Tiranes ekziston vetem benotizim dhe blloqe pallatesh pa asnje lloj infrastukture e plani per me sakte kemi shembull Kumunen e Parisit …. nje zone qe nuk e din nga te futesh me makine apo ne kembe… kabllo gjithandej….
O Aparat i tretjes , une lnda e urrita ne Tirane e ate qe ju Tironcit e sotit quani KOM.Parisit para 30 vjetesh une beja dashuri ne natyre tek plantacioni me mimoza , e njejta gje dhe ke rruga e NISH.KEPUCES tek NZSH , erdhet ju qe zaptuat tokat e fermes sikur ju akishte lene baba , tani na kerkoni konita evropiane mer godosha , E.Rama eshte ne vendlindje dhe mendon per te si shumica e atyre qe ju dhimsen atdheu .
Cja ke bo mire atij aparatit.
O popull mbas 2005 ne pushtet vjen berisha dhe shumica ne KRT e tiranes behet berish,dhe te gjitha keto qe shifni per tiranen eshte vula e tij.Kete pjese berisha e njeh mire se ka 20 vjet qe po e ben.perdoreni nje here te vetme memorjen tuaj para se te hidhni rreshta,do ju beje mire kjo.
Te them te drejten, ne fillimet e veta me ka pelqyer Rama sepse e mroi me zell te madh punen si kryebashkiak dhe vertet qe beri gaxha ndryshiem ne pamjen e Tiranes. Por me vjen shuem keq qe vitet qe pasuan ngeli po ne vend, dhe mund te them se ja prishi bukurine qytetit me gjithe ndertesat qe u ngriten ne cdo hapesire te lire te Tiranes, te cilat mund te ishin perdorur si kende sportive, parqe apo cdo gje tjeter pervec ndertimeve pa standarte.
Pallatet e bera me lejen e Bashkise ses Tiranes nuk kane lidhje me Berishen Zoteri ato jane te bera nga rama dhe nuk e kuptoj perseri e paska fajin bERISHA???
Shume nga ju qe nuk e kuptoni dot Edi Ramen mundohuni te kuptoni tiranen e berishes &co gjate viteve 90, parku rinia, thjeshte parku I shurres??? Lana lumi I kjoskave per pislliqe, rruget e tiranes vetem me tank munde ti shetisje etj etj!! Ju desh vetem 4 vjet qe ta shenderroj qendren e tiranes nga Halee ne gjendje normale qytetarie, erdhi berisha ne pushtet I bllojoj te gjitha qe Tirana mos te ishte kryeqitet por fshat ashtu sikur ka dhe prejardhjen, prandaj endrra e Rames per tirane europiane ngeli ne gjysem,
nje artikull i kerkuar nga tirana,por jo i gjetur…………………mos vall dikush mendon se ne jemi koke qerozi qe keta torollaker politikan te shkuajne me lapes kopjativ marezite e tyre,
Po mire mor njerez, si harroni faktin se pas viteve 90 Tiranen e kane udhehequr kryebashkiaket e PD-se. Harruat juve se ne periudhen e tyre Tirana u kthye ne nje hale te madhe. E ka thene edhe nje komentues me siper se gjate periudhes qe Edi Rama ka qene kryebashkiak, keshillin bashkiak e ka patur gjithmone PD-ja dhe lejet jepeshin vetem prej tyre. Po faktin tjeter e harroni qe policine e ndertimit e ka patur qeveria dhe jo bashkia (per te prishur ndertimet pa leje). Eshte share Edi rama sa ska me, pse nuk jep leje per shtesat e kateve e pallateve te ndertuara pa leje. Tani po i legalizon Luli. Mos i harroni keto fakte pasi po harruat, Tirana do kthehet perseri ne nje hale te madhe (sic edhe ka filluar te behet tani nen udheheqjen e Lulit. Vetem kete drejtim shkelqejne keta, gjithkund).
Me ba me i pyete Montrealasit ku bije Tirana dhe Rama nuk kane as haberrin.Biles edhe Shqiperine e mesuen pas Luftes te KOsoves.Kjo propogande e paguar e Rames eshte si ne kohen e Enverit ku thuhej se SHQIPERIJA FANAR NDRICUES NE BOT
Rama nuk ju mbush mendjen shqiptarve e kerkon tjua mbush me idene se e njef bota.Mjere Rama sa i marre eshte kur kujton se shqiptare jana ata te viteve 80 ta te shekullit 20te
O shqipo inatcinj.Une nuk jam as socialist dhe as partizan i ndokujt , por Edi Rama eshte nje lider qe duhet te thoni shyqyqr zotit qe e keni, krejt ndryshe nga Sali, Berisha, Fatos Nano e te tjere.Ka mend dhe vision.