Automjetet: Taksë baraz me zero për të pasurit

redaktor

Ligji i ri  ne ndryshim te ligjit LIGJ Nr.10 458, datë 21.7.2011qe u propozua  nga Ministria e Financave ndonese pergjysmon  per qellime elektorale koeficientin e takses   vazhdon edhe kete radhe te kete nje diskriminim   ekonomik midis shtresave te shoqerise.

Formula e perllogaritjes ka nje karakter progresiv ne funksion te vjetersise automjetit. Pra taksa e te njejtit automjet ndryshon ne rritje nga viti ne vit (asnje vend te B.E. nuk ka nje takse te tille).  Efektet e takses jane proporcionalisht ne rritje  ne kurriz te asaj shtrese  te shoqerise qe jo per mungese deshire por per pamundesi ekonomike ka ne pronesi  nje automjet  te perdorur. Ndodh e kunderta me ate shtrese te shoqerise qe fale mundesise ekonomike e ka mundesine  te konsumojne automjete te reja  ose jo me te vjetra se 4 vjet, duke I perjashtuar fare  nga taksimi. Ky ligj krijon  nje parajse fiskale ne kete segment  per nje pakice dhe  eshte antikushtetues pasi cenon fort  principet baze te ekonomise se taksave persa I perket barazise vertikale te tatimpaguesve.

Ligji eshte shume i vaket pasi nuk klasifikon madje as automjetet lluksoze mjaft  te shtrenjta te cilat per hir te kriterit nga 0 deri ne 3 vjet  nga data e prodhimit perjashtohen  nga taksa.  Automjete lluksoze ne vendet e B.E. jane baza kryesore ku taksimi I tyre eshte teper I forte dhe  i pershkallezuar sepse ligjvenesi  vepron mbi parimin  kush shpenzon me shume paguan me shume.   Pershembull ne sistemin Italian ligjvenesi  I ka dashur ti klasifikoje  automjetet ne baze te  potences se   deklaruar nga prodhuesi  te shprehur ne KW dhe mbi kete parameter te  perllogarise taksen.  Taksa eshte  mesatarisht 2,7  euro per KW deri ne 100kw  dhe  behet 4.5 euro per cdo kw mbi 100 kw.  Pra nje automjet  e vogel qyteti qe mestarisht ka 45kw pagauan reth 121 euro ne vit ndersa nje veture luksose apo sportive qe ka mesatarisht rreth 250kw paguan 945 euro ne vit.

Mbetet shume e dyshimte  pse ligjvenesi  Shqiptar perjashton nga detyrimet ate shtrese te shoqerise qe fale mundesise ekonomike mundet  te nderroje cdo 3 vjet  automjetin e tij duke mos paguar kurre takse. Kjo skeme e deshtuar duket se eshte nje shpikje  e dobet e  departamentit te makros  ne ministrine e financave pasi nuk permbush asnje standart ne perputhje me kapacitetin kontributiv te qytetareve.

Kontradikta me e madhe eshte  se Ministria e Finacave ka kerkuar fort tatimin  fiks mbi te ardhurat, duke kundershtuar tatimin progresiv per shtresat me te pasura , dhe  tani  paraqet per automjetet  nje   skeme me takse progresive por ne sensin e kundert ku rritja shkon  proporcionalisht  tek  me te varferit dhe nga ana tjeter  duke arritur kulmin  me takse baraz me zero per  me te pasurit.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *