Ligji i ri ne ndryshim te ligjit LIGJ Nr.10 458, datë 21.7.2011qe u propozua nga Ministria e Financave ndonese pergjysmon per qellime elektorale koeficientin e takses vazhdon edhe kete radhe te kete nje diskriminim ekonomik midis shtresave te shoqerise.
Formula e perllogaritjes ka nje karakter progresiv ne funksion te vjetersise automjetit. Pra taksa e te njejtit automjet ndryshon ne rritje nga viti ne vit (asnje vend te B.E. nuk ka nje takse te tille). Efektet e takses jane proporcionalisht ne rritje ne kurriz te asaj shtrese te shoqerise qe jo per mungese deshire por per pamundesi ekonomike ka ne pronesi nje automjet te perdorur. Ndodh e kunderta me ate shtrese te shoqerise qe fale mundesise ekonomike e ka mundesine te konsumojne automjete te reja ose jo me te vjetra se 4 vjet, duke I perjashtuar fare nga taksimi. Ky ligj krijon nje parajse fiskale ne kete segment per nje pakice dhe eshte antikushtetues pasi cenon fort principet baze te ekonomise se taksave persa I perket barazise vertikale te tatimpaguesve.
Ligji eshte shume i vaket pasi nuk klasifikon madje as automjetet lluksoze mjaft te shtrenjta te cilat per hir te kriterit nga 0 deri ne 3 vjet nga data e prodhimit perjashtohen nga taksa. Automjete lluksoze ne vendet e B.E. jane baza kryesore ku taksimi I tyre eshte teper I forte dhe i pershkallezuar sepse ligjvenesi vepron mbi parimin kush shpenzon me shume paguan me shume. Pershembull ne sistemin Italian ligjvenesi I ka dashur ti klasifikoje automjetet ne baze te potences se deklaruar nga prodhuesi te shprehur ne KW dhe mbi kete parameter te perllogarise taksen. Taksa eshte mesatarisht 2,7 euro per KW deri ne 100kw dhe behet 4.5 euro per cdo kw mbi 100 kw. Pra nje automjet e vogel qyteti qe mestarisht ka 45kw pagauan reth 121 euro ne vit ndersa nje veture luksose apo sportive qe ka mesatarisht rreth 250kw paguan 945 euro ne vit.
Mbetet shume e dyshimte pse ligjvenesi Shqiptar perjashton nga detyrimet ate shtrese te shoqerise qe fale mundesise ekonomike mundet te nderroje cdo 3 vjet automjetin e tij duke mos paguar kurre takse. Kjo skeme e deshtuar duket se eshte nje shpikje e dobet e departamentit te makros ne ministrine e financave pasi nuk permbush asnje standart ne perputhje me kapacitetin kontributiv te qytetareve.
Kontradikta me e madhe eshte se Ministria e Finacave ka kerkuar fort tatimin fiks mbi te ardhurat, duke kundershtuar tatimin progresiv per shtresat me te pasura , dhe tani paraqet per automjetet nje skeme me takse progresive por ne sensin e kundert ku rritja shkon proporcionalisht tek me te varferit dhe nga ana tjeter duke arritur kulmin me takse baraz me zero per me te pasurit.
pse u fshine komentet e drekes?