Kreu i PSHA: Në koalicionin e majtë për të luftuar nepotizmin, krahinarizmin dhe diskriminimin religjioz

editor

 

Vëmendja e koalicioneve të 23 qershorit është përqëndruar tek partitë e njohura të skenës politike, por koalicionit të majtë i janë bashkuar ndërkohë parti të tjera, pak të njohura për publikun, por me synime të qarta. Një prej tyre është Partia Shqiptare “Atdheu”, kryetari i së cilës Kreshnik Osmani, thotë në një prononcim për DITA:

“Vijmë në spektrin politik shqiptar në një kohë kur vendi po kalon një fazë të gjatë, të lodhshme e pothuaj anarkike tranzicioni. Ekzistojnë fakte të shumta të cilat tregojnë qartë dekompozimin e brendshëm të shtetit dhe të regjimit i cili nuk respekton ligjin, parimet dhe vlerat. Psikologjia anti-kombëtare po shfaqet dhe synon të injorojë rolin e patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve dhe po përpiqet t’i mbajë ata në heshtje duke ua dhënë kështu mundësinë që të dominojnë populistët, militantët dhe avokatët e së keqes. Fenomenet negative si korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, monopolet, ekonomia informale, kontrolli i mediave, demagogjitë, keqinformimi i opinionit publik etj., kanë shkaktuar  një rreth konfidence dhe një tendencë për të shkatërruar psikologjinë kombëtare. E keqja vazhdon të jetë më e organizuar sesa liria dhe demokracia; ajo është duke menaxhuar shkatërrimin e ekonomisë tonë, moralit tonë, psikologjisë tonë, intelektit tonë…”

Osmani (në foto) është i vetëdijshëm për numrin e lartë të partive, por edhe për vendin e PSHA-së. “Ekzistenca e më shumë se 80 partive politike tregon se shoqëria jonë vuan nga mungesa e organizimit njerëzor. PSHA synon të shndërrohet në një lëvizje mbarëkombëtare. Sipas programit tonë, pjesëmarrja politike duhet të jetë e ekuilibruar dhe në harmoni me larminë religjioze dhe krahinore duke motivuar elitat patriotike të vendit në mënyrë që të parandalojmë krizat, do të luftojmë nepotizmin, krahinorizmin dhe diskriminimin religjioz – thotë ai.

PSHA është ofruar në koalicionin e majtë për 23 qershorin. Osmani shton: “Programi politik i PSHA bazohet në situatën aktuale mbi faktorë kombëtarë shpirtërorë e materialë, në mendime dhe ide intelektuale dhe asistencën e mundshme të aleatëve tanë të mëdhenj: SHBA, BE, aleates tradicionale – Turqisë dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë”.

Share This Article
12 Comments
  • Aman ore aman! Po ku i gjeni keta “politikane” te pje…dhur, more, se boll kemi ata te tjeret? C’fare do te jete ne gjendje te beje ky djali i ri, i ardhur kushedi se prej periferie civilizimi? Shko mor djale i mire lexo ndonje liber politike, sepse per ta shkruar vete, dukesh se s’je nga ai soj! Te falat e mia miqesore!

  • Partia Shqiptare “Atdheu”?!! Perse, paska parti me kete emer?!! Duhet te jete ndonje pjelle e Berishes, mqs paskerka bere koalicion me te majten. Te majtes i bie vlera nese lejon qe perkrah saje te garojne edhe kesisoj partiçkash futja kot a futja vrapit.

  • Bravo PSHA! Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara. Ne nje vend ku nuk ka demokraci funksionale dhe mbizoteron dhuna dhe terrori psikologjiko-politik, nuk jane votat ato qe percaktojne vleren e njerezve. Ecni perpara, mos e cani koken se do jeni surpriza e 2013. Shpejt do jua degjojne zerin. Sa per Engjellushen, do te merret vesh shume shpejt qe PSHA nuk eshte particke e as formacion kryetaresh me vule ne xhep. Luaj me kukulla, Engjellushe ose bej bar per lopen, nese je maloke e Saliut. Hajt shnet.

  • Urimet me te mira per PSHA. Jane vertet njerez me dinjitet, karakter dhe qytetari qe ka spikatur tek gjithe drejtuesit kryesore te partise gjate gjithe ketyre viteve. Mos u merrni me fjalet e botes, por vazhdoni perpara. Zoti ju ndihmofte dhe fitofshi kenaqesine e Tij! Na keni nga mbrapa me zemer dhe me shpirt. Suksese!

  • Personalisht nuk e njoh kete partine e re. Me aq sa ndoqa postimet e ketij kryetarit, Kreshnik Osmani ne Facebook, m’u duk djale i kulturuar dhe me bagazh intelektual. Mendoj se e kemi per detyre te mbeshtesim kedo prej figurave te reja dhe t’i hedhim ne koshin e plehrave ato palo fytyra injorante qe popullojne Parlamentin, babezia dhe makuteria e te cileve na ka lene prapa gjithe vendeve te botes. Ishalla behet Shqiperia vend i banueshem, se mesa po shohim do na varrosin ketej. Urime djale i mbare.

  • Hajde, hajde! U aktivizuan baterite, edhe nga anet tona. Ve bast se pas ketyre amrave beqir, elone dhe refugjat fshihet nje person i vetem, ne mos qofte ky vete kryetari i partise. Futja kot.

  • O CUNA.MOS U ZINI.ME NIGJONI MU I HER.UN SEKOM ZAKON ME LEXU GAZETA
    E AS NUK DI MIRE ME SHKRUJ E ME LEXU
    PO NJIGJO E DI ME SIGURI SE NJIKJO PARTIA KA DAL NE TREG ME NXJERR NOJI LEK
    NUK KA PER ME MOR KURRGJOSEN SE ATO TE MLLEJT I DUN PERVETE
    SHIFNI BONI NOJ PUN E MOS U MERRNI ME LOQE LEZHE

  • Faleminderit qe ekzistoni PSHA. Keni qene nderi i Komunitetit Musliman Shqiptar. Do vije nje dite qe nderi dhe pastertia juaj do t’i duhet ketij vendi. Respekte dhe vleresime. Zoti e ndricofte rrugen tuaj.

  • rrespekte partia atdheu shqiptar. zoti jua befte mbare ishalla. na kenaqet me ato emisionet tuaj tek radio kontakti.

  • Njerez te rinj, fytyra te reja, ide te reja. Na e shpifen te njejtat fytyra i shohin perdite ka 22 vjet. Ju uroj suksese partia atdheu ishalla nuk jeni dhe ju hajduta si keta te tjeret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *