Vëmendja e koalicioneve të 23 qershorit është përqëndruar tek partitë e njohura të skenës politike, por koalicionit të majtë i janë bashkuar ndërkohë parti të tjera, pak të njohura për publikun, por me synime të qarta. Një prej tyre është Partia Shqiptare “Atdheu”, kryetari i së cilës Kreshnik Osmani, thotë në një prononcim për DITA:
“Vijmë në spektrin politik shqiptar në një kohë kur vendi po kalon një fazë të gjatë, të lodhshme e pothuaj anarkike tranzicioni. Ekzistojnë fakte të shumta të cilat tregojnë qartë dekompozimin e brendshëm të shtetit dhe të regjimit i cili nuk respekton ligjin, parimet dhe vlerat. Psikologjia anti-kombëtare po shfaqet dhe synon të injorojë rolin e patriotëve të vërtetë dhe intelektualëve dhe po përpiqet t’i mbajë ata në heshtje duke ua dhënë kështu mundësinë që të dominojnë populistët, militantët dhe avokatët e së keqes. Fenomenet negative si korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, monopolet, ekonomia informale, kontrolli i mediave, demagogjitë, keqinformimi i opinionit publik etj., kanë shkaktuar një rreth konfidence dhe një tendencë për të shkatërruar psikologjinë kombëtare. E keqja vazhdon të jetë më e organizuar sesa liria dhe demokracia; ajo është duke menaxhuar shkatërrimin e ekonomisë tonë, moralit tonë, psikologjisë tonë, intelektit tonë…”
Osmani (në foto) është i vetëdijshëm për numrin e lartë të partive, por edhe për vendin e PSHA-së. “Ekzistenca e më shumë se 80 partive politike tregon se shoqëria jonë vuan nga mungesa e organizimit njerëzor. PSHA synon të shndërrohet në një lëvizje mbarëkombëtare. Sipas programit tonë, pjesëmarrja politike duhet të jetë e ekuilibruar dhe në harmoni me larminë religjioze dhe krahinore duke motivuar elitat patriotike të vendit në mënyrë që të parandalojmë krizat, do të luftojmë nepotizmin, krahinorizmin dhe diskriminimin religjioz – thotë ai.
PSHA është ofruar në koalicionin e majtë për 23 qershorin. Osmani shton: “Programi politik i PSHA bazohet në situatën aktuale mbi faktorë kombëtarë shpirtërorë e materialë, në mendime dhe ide intelektuale dhe asistencën e mundshme të aleatëve tanë të mëdhenj: SHBA, BE, aleates tradicionale – Turqisë dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë”.
Po i mori 100 vota ne gjithe shqiperine ky do permbyset bota
Aman ore aman! Po ku i gjeni keta “politikane” te pje…dhur, more, se boll kemi ata te tjeret? C’fare do te jete ne gjendje te beje ky djali i ri, i ardhur kushedi se prej periferie civilizimi? Shko mor djale i mire lexo ndonje liber politike, sepse per ta shkruar vete, dukesh se s’je nga ai soj! Te falat e mia miqesore!
Partia Shqiptare “Atdheu”?!! Perse, paska parti me kete emer?!! Duhet te jete ndonje pjelle e Berishes, mqs paskerka bere koalicion me te majten. Te majtes i bie vlera nese lejon qe perkrah saje te garojne edhe kesisoj partiçkash futja kot a futja vrapit.
Bravo PSHA! Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara. Ne nje vend ku nuk ka demokraci funksionale dhe mbizoteron dhuna dhe terrori psikologjiko-politik, nuk jane votat ato qe percaktojne vleren e njerezve. Ecni perpara, mos e cani koken se do jeni surpriza e 2013. Shpejt do jua degjojne zerin. Sa per Engjellushen, do te merret vesh shume shpejt qe PSHA nuk eshte particke e as formacion kryetaresh me vule ne xhep. Luaj me kukulla, Engjellushe ose bej bar per lopen, nese je maloke e Saliut. Hajt shnet.
Urimet me te mira per PSHA. Jane vertet njerez me dinjitet, karakter dhe qytetari qe ka spikatur tek gjithe drejtuesit kryesore te partise gjate gjithe ketyre viteve. Mos u merrni me fjalet e botes, por vazhdoni perpara. Zoti ju ndihmofte dhe fitofshi kenaqesine e Tij! Na keni nga mbrapa me zemer dhe me shpirt. Suksese!
Personalisht nuk e njoh kete partine e re. Me aq sa ndoqa postimet e ketij kryetarit, Kreshnik Osmani ne Facebook, m’u duk djale i kulturuar dhe me bagazh intelektual. Mendoj se e kemi per detyre te mbeshtesim kedo prej figurave te reja dhe t’i hedhim ne koshin e plehrave ato palo fytyra injorante qe popullojne Parlamentin, babezia dhe makuteria e te cileve na ka lene prapa gjithe vendeve te botes. Ishalla behet Shqiperia vend i banueshem, se mesa po shohim do na varrosin ketej. Urime djale i mbare.
Hajde, hajde! U aktivizuan baterite, edhe nga anet tona. Ve bast se pas ketyre amrave beqir, elone dhe refugjat fshihet nje person i vetem, ne mos qofte ky vete kryetari i partise. Futja kot.
O CUNA.MOS U ZINI.ME NIGJONI MU I HER.UN SEKOM ZAKON ME LEXU GAZETA
E AS NUK DI MIRE ME SHKRUJ E ME LEXU
PO NJIGJO E DI ME SIGURI SE NJIKJO PARTIA KA DAL NE TREG ME NXJERR NOJI LEK
NUK KA PER ME MOR KURRGJOSEN SE ATO TE MLLEJT I DUN PERVETE
SHIFNI BONI NOJ PUN E MOS U MERRNI ME LOQE LEZHE
Ti Padova, nisur nga fjalia e fundit qe ke shkruajtur, vjen era Engjellushe. 😛
Faleminderit qe ekzistoni PSHA. Keni qene nderi i Komunitetit Musliman Shqiptar. Do vije nje dite qe nderi dhe pastertia juaj do t’i duhet ketij vendi. Respekte dhe vleresime. Zoti e ndricofte rrugen tuaj.
rrespekte partia atdheu shqiptar. zoti jua befte mbare ishalla. na kenaqet me ato emisionet tuaj tek radio kontakti.
Njerez te rinj, fytyra te reja, ide te reja. Na e shpifen te njejtat fytyra i shohin perdite ka 22 vjet. Ju uroj suksese partia atdheu ishalla nuk jeni dhe ju hajduta si keta te tjeret