Dëshmia që “fundosi” ish–presidentin brazilian

redaktor

Për gati dy vite brazilianët kanë hetuar një skandal të madh i cili lidhet me Petrobras, gjigandin e naftës dhe tashmë kanë dalë në skenë prova të tjera të cilat përfshijnë elitën politike në vend. Mëngjesin e 4 marsit, hetimi i çoi ata në derën e Luiz Inacio Lula da Silva, president i Brazilit në vitet 2003 – 2010.

Policia bastisi shtëpinë e ish – presidentit në Sao Paolo. Për shumë njerëz ishte veç një çështje kohe derisa kjo të ndodhte. Skemat e korrupsionit me anë të së cilave firmat e ndërtimit u kanë dhënë përfitime marramëndëse drejtuesve të Petrobras dhe politikanëve në këmbim të kontratave, mesa duket ka filluar që në kohën që Lula ishtë president.

A metallurgical union worker stands outside the state-run oil company Petrobras during a protest for better labor conditions and against layoffs, in Rio de Janeiro, Brazil, Wednesday, March 4, 2015. The company has been engulfed in an ever-sprawling corruption scandal, a kickback scheme that prosecutors say is the largest ever uncovered in Brazil. (AP Photo/Leo Correa)

Prokurorët shprehen se kanë prova që Lula, anëtarë të familjes së tij dhe Instituti Lula, një organizatë që ai drejton kanë përfituar rreth 8 milion dollarë.

Ai ishte një nga përfituesit kryesorë  që fshihet pas aferave  korruptive me kompaninë e naftës, Petrobras . Lula ka mohuar çdo akuzë që i është bërë.

Një nga mediat braziliane deklaroi me herët se senatori Delcídio do Amaral dhe një punonjës i Lula që u arrestuan nëntorin e  kaluar, kanë dëshmuar duke e lidhur ish – presidentin me ngjarjen. Senatori do Amaral u shpreh gjithashtu se Lula ka kërkuar të blejë heshtjen e tij,duke qene se senatori ishte një dëshmitar kryesor.

presidenti

Gjykata ka akuzuar gjithashtu kryetarin e dhomës së ulët të Kongresit, Eduard Chuna, për korrupsion dhe pastrim parash.

Skandali i kompanisë së naftës, solli dëme të mëdha për shtetin brazialian. Presidentja aktuale Dilm Rousseff është gjithashtu nën presion për investigimin që po bëhet mbi financimin e dy fushatave të saj elektorale.

Rousseff mund të mbajë mandatin e saj deri në 2018 kur i skandon afati ndërkohë që sistemi e bën të vështirë shkarkimin e saj sepse per këtë nevojiten 2/3 e shumicës në gjithe Kongresin.

Petrobras është një kompani energjitike që ndodhet në Rio de Janerio, Barazil. Është kompania më e madhe në hemisferën Jugore pas kapitalizmit të tregut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *