Për gati dy vite brazilianët kanë hetuar një skandal të madh i cili lidhet me Petrobras, gjigandin e naftës dhe tashmë kanë dalë në skenë prova të tjera të cilat përfshijnë elitën politike në vend. Mëngjesin e 4 marsit, hetimi i çoi ata në derën e Luiz Inacio Lula da Silva, president i Brazilit në vitet 2003 – 2010.
Policia bastisi shtëpinë e ish – presidentit në Sao Paolo. Për shumë njerëz ishte veç një çështje kohe derisa kjo të ndodhte. Skemat e korrupsionit me anë të së cilave firmat e ndërtimit u kanë dhënë përfitime marramëndëse drejtuesve të Petrobras dhe politikanëve në këmbim të kontratave, mesa duket ka filluar që në kohën që Lula ishtë president.

Prokurorët shprehen se kanë prova që Lula, anëtarë të familjes së tij dhe Instituti Lula, një organizatë që ai drejton kanë përfituar rreth 8 milion dollarë.
Ai ishte një nga përfituesit kryesorë që fshihet pas aferave korruptive me kompaninë e naftës, Petrobras . Lula ka mohuar çdo akuzë që i është bërë.
Një nga mediat braziliane deklaroi me herët se senatori Delcídio do Amaral dhe një punonjës i Lula që u arrestuan nëntorin e kaluar, kanë dëshmuar duke e lidhur ish – presidentin me ngjarjen. Senatori do Amaral u shpreh gjithashtu se Lula ka kërkuar të blejë heshtjen e tij,duke qene se senatori ishte një dëshmitar kryesor.

Gjykata ka akuzuar gjithashtu kryetarin e dhomës së ulët të Kongresit, Eduard Chuna, për korrupsion dhe pastrim parash.
Skandali i kompanisë së naftës, solli dëme të mëdha për shtetin brazialian. Presidentja aktuale Dilm Rousseff është gjithashtu nën presion për investigimin që po bëhet mbi financimin e dy fushatave të saj elektorale.
Rousseff mund të mbajë mandatin e saj deri në 2018 kur i skandon afati ndërkohë që sistemi e bën të vështirë shkarkimin e saj sepse per këtë nevojiten 2/3 e shumicës në gjithe Kongresin.
Petrobras është një kompani energjitike që ndodhet në Rio de Janerio, Barazil. Është kompania më e madhe në hemisferën Jugore pas kapitalizmit të tregut.
