Ndërpritet seanca plenare, opozita hedh sërish gaz lotsjellës

redaktor

Seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës.

Këta të fundit kanë pritur  betimin e Ali Berishës si pjesëtar i ri i kuvendit, duke zëvendësuar Ramush Haradinajn i cili ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë.

Pasi ka marrë fjalën për diskutime jashtë rendit të ditës deputetja Alma Lama, ata kanë shpërthyer gazin lotsjellës.

Në fakt pengimi i seancës nga ata nisi me zhurmën e krijuar nga goditja e tavolinave të tyre, por më pas gjithçka iu kthye “normalitetit” dhe lotsjellësi hyri në përdorim prapë, raporton Klan Kosova.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *