Seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës.
Këta të fundit kanë pritur betimin e Ali Berishës si pjesëtar i ri i kuvendit, duke zëvendësuar Ramush Haradinajn i cili ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë.
Pasi ka marrë fjalën për diskutime jashtë rendit të ditës deputetja Alma Lama, ata kanë shpërthyer gazin lotsjellës.
Në fakt pengimi i seancës nga ata nisi me zhurmën e krijuar nga goditja e tavolinave të tyre, por më pas gjithçka iu kthye “normalitetit” dhe lotsjellësi hyri në përdorim prapë, raporton Klan Kosova.
