Avramopoulos vizitë në Kosovë në prill

redaktor

Komisioneri për Çështjet e Brendshme,Migracionin dhe Qytetarinë, Dimitri Avramopoulos pritet të vizitojë në prill Kosovën.

Në fokus të vizitës së tij do të jenë bisedimet që lidhen me progresin që ka bërë Republika e Kosovës në përmbushjen e 8 kritereve për liberalizimin e vizave.

Siç raporton Klan Kosova, është bërë progres në përmbushjen e 8 kritereve dhe rezultatet e deritanishme janë pozitive.

Vizita e tij ishte paraljmëruar në muajin shkurt por vonesat në përmbushjen e kriterevee shtynë  vizitën e Komisionerit për në muajin prill.

Përveç prokurimit që është një prej pikave ende të papërmbushura edhe klima  e tensionuar në vend e Kosovës, ndikon për keq në këtë proces.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *