Komisioneri për Çështjet e Brendshme,Migracionin dhe Qytetarinë, Dimitri Avramopoulos pritet të vizitojë në prill Kosovën.
Në fokus të vizitës së tij do të jenë bisedimet që lidhen me progresin që ka bërë Republika e Kosovës në përmbushjen e 8 kritereve për liberalizimin e vizave.
Siç raporton Klan Kosova, është bërë progres në përmbushjen e 8 kritereve dhe rezultatet e deritanishme janë pozitive.
Vizita e tij ishte paraljmëruar në muajin shkurt por vonesat në përmbushjen e kriterevee shtynë vizitën e Komisionerit për në muajin prill.
Përveç prokurimit që është një prej pikave ende të papërmbushura edhe klima e tensionuar në vend e Kosovës, ndikon për keq në këtë proces.
