Gjykata e Lartë hodhi poshtë padinë e bërë nga shteti i Nebraskës dhe Oklahomës kundër Kolorados pas miratimit në vitin 2012 të ligjit që lejon përdorimin e marijuanës për kreativitet dhe kënaqësi.
Gjykata dëgjoi akuzat e dy shteteve të cilët deklaruan se marijuana po transportohet në kufinjtë e tyre, ndërkohe që ligji federal në këto shtet ende e konsideron një drogë të ndaluar.
Nebraska dhe Oklahoma e kosideruan marijuanën një drogë të rrezikshme që kërcënon shëndetin dhe sigurinë e femijëve dhe dhanë argumentin që shteti fqinj Kolorado,ka krijuar një hendek të rrezikshëm në sistemin kontrollues të drograve.
Prokurori i Oklahomës e cilësoi si të padrejtë vendimin e gjykatës dhe tha se përdorimi i marijuanës është në shkelje të ligjit fedral.Ndërsa avokati i grupit të legalizimit të marijuanës deklaroi se nëse Oklahoma dhe Nebraska e legalizojnë përdorimin e marijuanës atëherë do ta kenë më të thjeshtë të përqëndrohen tek krimi i vërtetë duke gjeneruar të ardhura që mund të përdoren për sisitemin arsimor, shëndetsor dhe sigurinë publike.
Një nga aktivistët e organizatave të legalizmit të marijuanëës deklaroi se të gjitha shtet kanë të drejtën e tyre të rregullojnë kultimin dhe shitjen e marijuanës ashtu siç e gjykojnë të arsyeshme.
