Gjykata hedh poshtë padinë për ligjin e marijuanës

redaktor
A Cannabis plant is pictured at the "Weed the People" event as enthusiasts gather to celebrate the legalization of the recreational use of marijuana in Portland, Oregon July 3, 2015. REUTERS/Steve Dipaola

Gjykata e Lartë hodhi poshtë padinë e bërë nga  shteti i Nebraskës dhe Oklahomës kundër Kolorados pas miratimit në vitin 2012 të ligjit që lejon përdorimin e marijuanës për kreativitet dhe kënaqësi.

Gjykata dëgjoi akuzat e dy shteteve të cilët deklaruan se marijuana po transportohet në kufinjtë e tyre, ndërkohe që ligji federal në këto shtet ende e konsideron një drogë të ndaluar.

Nebraska dhe Oklahoma e kosideruan marijuanën një drogë të rrezikshme që kërcënon shëndetin dhe sigurinë e femijëve dhe dhanë argumentin që shteti fqinj Kolorado,ka krijuar një hendek të rrezikshëm në sistemin kontrollues të drograve.

Prokurori i Oklahomës e  cilësoi si të padrejtë vendimin e gjykatës dhe tha se  përdorimi i marijuanës është në shkelje të ligjit fedral.Ndërsa avokati i grupit të legalizimit të marijuanës deklaroi se nëse Oklahoma dhe Nebraska e legalizojnë përdorimin e marijuanës atëherë do ta kenë më të thjeshtë të përqëndrohen tek krimi i vërtetë duke gjeneruar të ardhura që mund të përdoren për sisitemin arsimor, shëndetsor dhe sigurinë publike.

Një nga aktivistët e organizatave të legalizmit të marijuanëës deklaroi se të gjitha shtet kanë të drejtën e tyre të rregullojnë kultimin dhe shitjen e marijuanës ashtu siç e gjykojnë të arsyeshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *